Kronikë nga seanca 34-të

image_pdfimage_print

Shkup, 16.09.2019г. –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi me kusht Vendimin për shfuqizimin e Vendimit për marrjen e licencës për transmetim televiziv ndaj TRD Televizionit IRIS SHPK Shtip.

Këshilli e miratoi propozimin për inicimin e procedurës për marrjen e licencës për transmetim televiziv ndaj TRD VIZHI-BM-TV Kanal Vizija SHPK Shkup, për konstatim të shkeljes të nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për mospagesë të kompensimit vjetor për licencën e transmetimit televiziv.

Bazuar në Vendimin e dorëzuar, Këshilli i Agjencisë pranoi informacionin në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosfillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërinë e „udhëzimeve për vlerësimin e shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë së programeve, pra shërbimeve programore të transmetuesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.“

Lidhur me njoftimin për ndryshimin e strukturës së pronësisë, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë kompanisë tregtare radio-transmetuese EKSPRES-RADIO SHPKPV Strumicë.

Për të inicuar procedure që është në përputhje me Planin Vjetor të prokurimit publik 2019 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim Drejtorit të Agjencisë për kryerjen e procedurës për prokurim publik-mallra: guma makine për nevojat e Agjencisë.



Accessibility

Accessibility