1

Kronikë nga seanca 38-të

Shkup, 21.10.2020 . – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë shqyrtoi raportet Tremujore mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, për periudhën nga 01 korriku deri më 30 shtator 2020.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e rregullt programore, ku u konstaua shkelje të nenit 141 paragrafi 13 nga LSHMAAV, ritransmetimi I shërbimeve programore që nuk janë të mbuluara me çertifikatë për regjistrimin e shërbimeve programore nga ASHMA, dhe nenit 143 paragrafi 5 nga LSHMAAV,në paketën e tij programore nuk ka ofruar shërbim programor të transmetimit publik „МRТ 2“, „МRТ 3“, „МRТ 4“ и „МRТ 5“, Këshilli I Agjencisë shqiptoi masë vërejtje publike për operatorin e Shoqërisë tregtare dhe shërbime TOTAL TV SHPK Shkup.

Këshilli i Agjencisë miratoi dhe dy Vendime për fshirjen nga regjistri i transmetuesit ndaj TRD BM-TV KANAL VIZIJA SHPK Shkup dhe TRD Jovan Trpeski TV MORIS SHPKPV Ohër.

Me qëllim të inicimit të procedurave që janë në përputhje me Planin Vjetor për prokurim publik për vitin 2020 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurave për prokurim publik:shërbime printeri, kontrolle teknike të ashensorëvedhe platforma,dhe për miratimin e burimeve finansiare për rimëkëmbjen e dy përdoruesve në bazë elektronike të të dhënave në Gazetën zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.