Kronikë nga seanca 39-të

image_pdfimage_print

Shkup, 18.10.2019. – Në seancën e kaluar Këshilli i Agjencisë miratoi 4(katër) Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj TRD Radio HIT FM SHPKPV Shkup dhe TRD Radio ZONA M-1 Svetllana SHPKPV Shkup.Vërejtje publike u shqiptua ndaj TRD Radio HIT FM SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 ( mos dhënia e informacioneve në dispozicion të përdoruesve) nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe neni 14 i Ligjit për media (sigurimi i të dhënave për identifikimin e autorëve). Ndaj TRD Radio ZONA M-1 Svetllana SHPKPV Shkup masa vërejtje publike është shqiptuar për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (mos dhënie e informacioneve në dispozicion të përdoruesve) dhe neni 80 paragrafi 7, 8 dhe 9 mostransmeti më së paku 35% muzikë në gjuhën maqedonase në periudhë nga 06 deri ora 00).

Për të inicuar procedurën që është në përpuethshmëri me Planin vjetor për 2019 të Agjencisë, Këshilli  dha miratim drejtorit të Agjencisë për procedurën e prokurimit publik: shërbime-internet konjektim me hostimin në vep faqen e internetit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, shërbime-Studime për përcaktimin e ndikimit të mediave të reja për formimin e mendimit publik dhe ndaj punës të medias tradicionale. Në përpuethshmëri me Ligjin për prokurim publik, Këshilli  miratoi Drejtorin të sjellë Vendime për furnizimin me mallra –materialin reklamues për promovimin e ditëve të medias dhe për rinovimin e dy qasjeve të përdoruesit në bazën elektronike të dhënave të” Gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.



Accessibility

Accessibility