Kronikë nga seanca 4-të

image_pdfimage_print

Shkup, 28.01.2020 –Në seancën e 4-të të Këshillit të Agjencisë u shqyrtua raporti tremujor mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për periudhën nga 01 Tetor deri më 31 Dhjetor 2019.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja administrative, ku u konstatua shkelje të nenit 62 paragrafi 5 nga LSHMAAV dhe nenit 6 i Rregullores për fushën e transmetimit të shërbimeve programore televizive dhe radio, dmth mospërmbushja e kushteve teknike për mbulim me sinjal deri në 80% të popullatës, Këshilli i Agjencisë inicoi procedur për heqjen e licencës ndaj TRD JON-RADIO SHPKPV Sturg.

Këshilli i Agjencisë ndaloi procedurën e nisur më parë për heqjen e licencës për transmetim radio ndaj TRD KAPITOL FM Shkup, pas pagesës së përvjetshme të tarifës vjetore për licencë të radio transmetimit.

U miratua dhe konkluzion në lidhje me zbatimin praktik të nenit 23 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audioviziele, dmth aranzhim i procesit të veprimit të Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Janë miratuar tre Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike, dhe ato dy Vendime të MRT1 për shkelje të nenit 64 paragrafi 1 nga LSHMAAV, dhe nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 22 paragrafi 2 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve dhe një Vendim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj operatorit ALTRA-SAT 2000 SHPKPV Ohër për ritransmetimin e shërbimeve softuerike të paregjistruara.

Për të inicuar një procedur që është në përputhje me Planin Vjetor të prokurimit publik për vitin 2020 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për të kryer procedurën e prokurimit publik-shërbime: Të dhëna mbi fushëveprimin e transmetuesve dhe për pjesën në shikim total të stacioneve televizive dhe caktoi drejtorin të sjellë vendim për prokurim me vlerë të vogël për shërbimin e kafematëve.



Accessibility

Accessibility