Kronikë nga seanca 41-të

image_pdfimage_print

Shkup, 01.11.2019. –Pika e shpallur lidhur me Projekt-vendimin për konfiskim të licencës për transmetim televiziv ndaj TRD 1 TV SHPKPV Shkup është shtyrë për vazhdimin e seancës së pare të 41-të të caktuar për 04.11.2019 (e hënë), me fillim në ora 17:15.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme të Shoqërisë tregtare të transmetuesit-operatori i rrjetit kabllovik VIVA NET SHPKPV Berovë nuk ka vepruar sipas vendimit vërejtje publike dhe për përjashtimin e ritransmetimit të paketave të programit,nuk e ka harmonizuar veprimtarinë e tij me nenin 141 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,për këtë shkak Këshilli i Agjencisë inicoi një procedure kundërvajtëse.

Këshilli miratoi dy vendime për vendosjen e një mase vërejtje publike ndaj EF-EM 90.3-Radio sportive SHPKPV import-eksport Shkup dhe TRD KAPITOLL FM SHPKPV Shkup, për mospërmbushjen e obligimit për transmetim ditor më pak se 30% të muzikës në gjuhën maqedonase në periudhën nga 06:00 deri 00:00. Shkelja e konstatuar i referohet nenit 80 paragrafi 7, 8 dhe 9 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, dhe në lidhje me pikën 4 të Udhëzimeve për raportimin vullnetar të radio transmetimit muzikë shtëpie.

Për të inicuar një procedure që është në përputhje me Planin vjetor të prokurimit publik për 2019 të Agjencisë Këshilli miratoi Drejtorin e Agjencisë për ta kryer procedurën për prokurimin publik të shërbimeve të shtypëshkronjës.



Accessibility

Accessibility