Kronikë nga seanca 43-të

image_pdfimage_print

Shkup, 20.11.2019. –Në seancën e djeshme, Këshilli i Agjencisë miratoi Draft- planin vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes programore dhe administrative për vitin 2020, dhe Draft program i punës së Agjencisë për vitin 2020 (me Draft-projekt me aktivitete të planifikuaradhe Draft-plan financiar për vitin 2020). Për të tre draftet janë hapur debate publike për një periudhë prej 30 ditësh, pra deri më 19.12.2018.

Këshilli i Agjencisë shpërndau licenca për transmetim televiziv përmes rrjetit të komunikimit elektronik publik që nuk ka resurse të kufizuara në nivel rajonal të Shoqërisë tregtare dhe shërbimit Kiss & MENDA SHPK Tetovë.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja administrative, ku u konstatua mosrespektim i Vendimit vërejtje publike, Këshilli i Agjencisë do të inicojë procedure kundërvajtëse ndaj TRD TV Studio TERA Mangovski Zoran Manastir SHPKPV për mosrespektim të nenit 92 paragrafi 1 dhe TRD TV NOVA SHPK Gjevgjeli për shkelje të nenit 92 paragrafi 1.

Bazuar në konstatimet sipas Vendimit për vërejtje publike, për shkelje të nenit 92 paragrafi3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga TRD Jovan Trpeski TV MORIS SHPKPV Ohër, Këshilli i Agjencisë miratoi një përfundim që sipas ligjit nuk ekzistojnë kushtet për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Agjencisë miratoi vendimet e mëposhtme: Vendim që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë të TRD RADIO SVETI NIKOLLË SHPK Sveti Nikollë, Vendim që miraton rebalansin e planit finansiar të Agjencisë për 2019 dhe Vendim për miratimin e fondeve për të mundësuar qasjen në të dhënat e shpërndarjes së sistemit të internetit në  regjistrin qendror të RSM dhe miratoi drejtori i Agjencisë të kryejë një procedure të prokurimit publik për lëndën e prokurimit të mallrave-furnizime të IKT mjeteve.



Accessibility

Accessibility