Kronikë nga seanca 44-të

image_pdfimage_print

Shkup, 29.11.2019. –Në seancën e djeshme të Këshillit të Agjencisë, bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e rregullt, miratoi dy Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike.Vendimet i referohen operatorit të rrjetit kabllovik TRD Skrembll SHPKPV Novo Sello Shkup për ritransmetim të paketave të paregjistruara programore dhe ndaj TRD ALSAT-M SHPK Shkup për transmetimin të programit të kategorisë së katërt (16+)  në periudhë të papërshtatshme të kohës ditore.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kontrollit, ku u konstatua mosrespektim vendimi për vërejtje publike, Këshilli i Agjencisë inicoi procedura kundërvajtëse ndaj:

  • TRD Televizioni KANAL-21 SHPKPV Veles për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregullores për mbrojtjen e minorenëve, dhe për shkelje të nenit 14 nga Ligji për media dhe Udhëzimit për përmbushjen e detyrimeve për impresium dhe informacion në dispozicion për përdoruesin.
  • TRD TV NOVA SHPK Gjevgjeli për shkelje të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregulloren për mbrojtjen e minorenëve, dhe për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Udhëzimit për përmbushjen e detyrimit përshtypjeve dhe informacioni i disponueshëm për përdoruesit.

Në përputhshmëri me ndryshimet e fundit të Ligjit për pagat dhe pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Këshilli i Agjencisë miratoi Rregulloren për ndryshimin e rregullores për paga bruto dhe tarifa të tjera të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 dhjetor 2019.



Accessibility

Accessibility