Kronikë nga seanca 45-të

image_pdfimage_print

Shkup, 17.12.2020. – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për shpalljen e konkursit pubklik për dhënien e lejes për radio transmetim të shërbimit programor fjalë-muzikë në radio me format të përgjithshëm në të cilën llojet e programeve të përfaqësuara kryejnë të paktën dy nga tre funksionet e medias,në gjuhën maqedone, në nivel lokal në rajonin e komunës Strumicë.

Këshilli i Agjncisë miratoi dhe Politikën e sigurimit të qasjes në shërbimin e mediave audiovizuele për personat me aftësi të kufizuar ndjesore, ku më parë ishte hapur dhe një debat publik.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë shqiptoi 10 masa vërejtje publike për transmetuesit e radhës:

  • Televizioni PLUS SHPK Кumanovë për shkelje të nenit.50 paragrafi 3nga LSHMAAV dhe nenit.16 dhe 17 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve, neni.55paragrafi 5, 6 dhe 7 nga LSHMAAV, neni.51paragrafi 1nga LSHMAAV,neni.100 paragrafi 1nga LSHMAAV,neni.64 paragrafi 1nga LSHMAAV;
  • Теlevizioni SPEKTRA, komuna Labunisht për shkelje të nenit.50paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nani.16 dhe 17 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve,neni.51 paragrafi 1nga LSHMAAV, neni.92 paragrafi 1dhe 3 nga LSHMAAV;
  • Теlevizioni USKANA Кërçovë, për shkelje të nenit 92 paragrafi 1 dhe 2 nga LSHMAAV dhe
  • Теlevizioni ZDRAVKIN Veles, për shkelje të nenit.98 paragrafi 2.

Pas mbikëqyrjes së kontrollit administrative, ku u konstatua se TV-KANAL VIS Strumicë dhe Televizioni IRIS Shtip, dhe përveç Vendimeve të shqiptuara më pare- vërejtje publike nuk e kanë mënjanuar dëmin, gjegjësisht kanë vazhduar shkeljen e nenit 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV, Këshilli i Agjencisë përmbylli që të inicohet një procedurë kundërvajtëse ndaj këtyre dy transmetuesve.

Nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme ndaj ТV КОHА Теtovë, u konstatua shkelje e nenit.61 paragrafi 1nga LSHMAAV, për atë shkak Këshilli i Agjencisë miratoi përmbledhje me shkrim të njoftohet transmetuesi për shkeljen e konstatuar dhe të njoftohet Këshilli për etikën e medias të Maqedonisë Veriore.

Këshilli i Agjencisë në këtë seancë miratoi Vendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesve të TRD TV-ANISA SHPKPV fsh.Pllasnicë.

Pikat në lidhje me refuzimin e Kërkesave për shpalljen e një konkursi publik për dhënien leje për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes multipleksit dixhital të TRD 24 Lajme SHPKPV Shtip dhe TRD KLAN MAQEDONI SHPKPV eksport-import Tetovë, u anuluan për vazhdimin e  seancës së pare të 45-të, e cila do të mbahet më 18.12.2020 me fillim në ora 20.30.



Accessibility

Accessibility