Kronikë nga seanca 45-të

image_pdfimage_print

Shkup, 10.12.2019. – Në seancën 45-të të Këshillit të Agjencisë u miratua Vendim për dhënien e ndihmës finansiare-donim për mënjanimin e dëmeve nga tërmeti në qytetin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja ku u konstatua mosrespektimi i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligjit për media, Këshilli i Agjencisë miratoi 8 Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj transmetuesve:

  • TRD ALSAT-M për mosrespektim të nenit 64 paragrafi 1 nga LSHMAAV (transmetimi i njoftimeve promovuese fillimisht në gjuhën angleze dhe indiane,pa përkthim në shqip ose maqedonisht).
  • TRD KANAL 5, TRD ALFA TV, TRD MAKPETROLL për mosrespektimin e nenit 98 nga LSHMAAV dhe nenit 14 paragrafi 4 i Rregullores për teknika të reja reklamimi (pop-ap reklama).
  • TRD ALFA TV për mosrespektim të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 22 paragrafi 2 nga Rregullorja për mbrojtjen e minorenëve (pa shenjën e sinjalizimit për mbrojtjen e të miturve).
  • TRD MAKPETROLL për mosrespektimin e nenit 14 nga Ligji për media (mosshpalljen e të dhënave për pështypjet).
  • TRD TV NOVA Gjevgjeli për mosrespektimin e nenit 64 paragrafi 3 dhe nenit 92 paragrafi 3 nga LSHMAAV (transmetimin e bisedave të shkrutra në gjuhën angleze pa përkthim në gjuhën maqedonase dhe nuk transmeton të paktën gjysmën eminimumit të programit ligjor i krijuar fillimisht.).

Radio KANAL 77 pavarësisht Vendimit të miratuar për shqiptimin e masës vërejtje publike vazhdon të bëjë shkelje të nenit 80 paragrafi 7, 8, dhe 9 nga LSHMAAV, në lidhje me pikën 4 nga Udhëzimet për transmetim vullnetar të radios për transmetim të muzikës së shpis, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që e obligon TRD Radio KANAL 77 SHPKPV Shtip të shlyejë borxhin për të cilin në fillim të vitit 2019 i ishte ulur tarifa e licencës.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për marëdhënie pune dhe për inicimin e procedurës së punësim në Shërbimin Profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Për të filluar procedure për prokurim publik mirëmbajtjes së shërbimi të zjarrit-instalimi spërkatës dhe PP aparateve, Këshilli i Agjencisë dha miratim për zbatim.

Në të njëjtën kohë, ai miratoi një Vendim për përmirësimin e mjeteve finansiare për parapagesë në” Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.“ në formë të shtypur për vitin 2020.



Accessibility

Accessibility