Kronikë nga seanca 46-të

image_pdfimage_print

Shkup, 22.12.2020 . – Në seancën e djeshme Këshilli i Agjencisë miratoi Planet vjetore për zbatimin e mbikëqyrjes administrative për vitin 2021 dhe miratoi Programin e punës të Agjencisëpër vitin 2021(me Programin e aktiviteteve të parapara dhe Planin finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2021).

U parapa Raporti nga monitorimi i prezantimit të mediave zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Komunën e Pllasnicës dhe Komunës Shtip për vitin 2020.

Këshilli i Agjencisë miratoi gjithashtu Raportin për transmetimin e programit të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore në periudhë nga 21 nëntor deri më 10 dhjetor 2020.

Njëkohësisht, Këshilli i Agjencisë miratoi vendimin drejtori i Agjencisë të sjellë Vendim për shpalljen e konkursit publik për punësim dhe për zbatimin e procedurës për punësim në Shërbimin profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Kundërshtim deri tek Këshilli i Agjencisë nga ana e të punësuarve në Shërbimin profesional të Agjencisë nuk ishte pranuar.

Rendi i ditës për seancën 46-të ishte plotësuar me pikën për inicimin procedurë kundërvajtëse ndaj TRD televizionit IRIS SHPK Shtip, e cila do të rishikohet në vazhdimin e parë të seancës 46-të që do të mbahet më 22. 12. 2020 me fillim në ora 20.30.



Accessibility

Accessibility