Kronikë nga seanca 47-të

image_pdfimage_print

Shkup, 30.12.2020. –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Konstatimin, për dhënien e pëlqimit për miratimin e Planit vjetor për prokurim publik për vitin 2021.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë miratoi dy propozime për fillimin e procedurave kundërvajtëse ndaj TRD IRIS SHPK Shtip për shkelje të nenit 14 nga Ligji për media ,mosshpalljen e të dhënave-impresium, gjegjësisht mosveprimi sipas Vendimit për përcaktimin e masës- vërejtje publike dhe TOTAL TV Shkup për shkelje të nenit 143 paragrafi 5 nga ASHMA gjegjësisht operatori nuk kryen ritransmetimin e shërbimeve programore të transmetuesit publik „МRТ 2“, „МRТ 3“, „МRТ 4“dhe „МRТ 5“.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndërprerjen e procedurës për dhënien e lejes pa shpalljen konkurs publik për transmetim televiziv, në nivel lokal në rajonin e komunës Kavadarc, për shkak të kërkesës së paraqitur nga pala e interesuar për tërheqjen e aplikacionit për dhënien e lejes.

Në këtë seancë Këshilli i Agjencisë miratoi drejtori i Agjencisë të sjelljë  vendimeve për miratimin e mjeteve finansiare për prokurimin e shërbimeve juridike për vitin 2021 dhe për parapagesën në „Gazetën zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ për vitin 2021.

Njëkohësisht, Këshilli i Agjencisë miratoi drejtori i Agjencisë të miratoi 6 (nëntë) vendime për shlyerjen e borxhit nga regjistri kontabël i Agjencisë për transmetuesit e radhës ERA SAT SHPKPV Shkup, TV MEDI Manastir SHPKPV, ENERGY RADIO Shkup, XHANGËLL TV Shkup, PRODUKCIONI-LGN Negotin,TV SUPR SKAJ fsh.Malla Reçic Tetovë, ALB TV 2010 Strugë, BM Televizija Shkup.

Proçesverbalet që u propozuan në Rendin e ditës për seancën e 47-të, janë anuluar për vazhdimin e parë të seancës 47-të.



Accessibility

Accessibility