1

Kronikë nga seanca 47-të

Shkup, 26.12.2019. –Në seancën e djeshme, Këshilli i Agjencisë miratoi Planin vjetor për mbikëqyrjen programore dhe administrative për vitin 2020 dhe miratoi programin e punës së Agjencisë për vitin 2020 (me Programin e aktiviteteve të planifikuara dhe planin finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për 2020).

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja ku është përcaktuar mospërputhje me ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, këshilli i Agjencisë miratoi 6 Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj transmetuesve:

  • TRD SITEL SHPKPV Shkup për mosrespektim të nenit 98 paragrafi 2 dhe nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV, neni 14 paragrafi 4 i Rregullores për teknika të reja reklamimi dhe nenit 17nga Rregullorja për mbrojtjen e minorenëve.
  • TRD NOVA SHPK Gjevgjeli për mosrespektim të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 16 nga Rregullorja për mbrojtjen e monorenëve.
  • TRD KOMPANI 21-M SHPKPV Shkup për mosrespektim të nenit 98 paragrafi 2 nga LSHMAAV dhe nenit 14 paragrafi 4 nga Rregullorja për teknika të reja reklamimi.
  • TRD KLAN MAQEDONI SHPKPV Tetovë për mosrespektim të nenit 64 paragrafi 3 dhe nenit 55 paragrafi 5 nga LSHMAAV.

TRD KAPITALL FM  Vendimet vërejtje publike, mbikëqyrja e kontrollit erdhi në konstatim se ai vazhdon të kryejë shkelje nga neni 80 paragrafi 7, 8, dhe 9 nga LSHMAAV, në lidhje me pikën 4 të Udhëzimeve për pranim vullnetar të transmetimit në radio muzikë shtëpie, për kët shkak Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që detyron TRD KAPITOLL FM SHPKPV Shkup të paguajë shumën për të cilën në fillim të viti iu fal tarifa e licencës për vitin 2019.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kontrollit, Këshilli i Agjencisë konstatoi që TRD RADIO ZONA M-1 SHPKPV Shkup nuk ka asnjë obligim të paguajë shumën për të cilën ishte në fillim të vitit si tarifë e reduktuar e licencës.

Sipas raportit përfundimtar të audimit mbi menazhimin e resurseve njerëzore në Agjenci, Këshilli i Agjencisë miratoi Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin për zhvillim profesional, arsimim të mëtejshëm dhe specializim të punonjësve të shërbimit professional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në lidhje me ndryshimin e stukturës së pronësisë, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për lejimin e ndryshimit të strukturës së pronësisë të shoqërisë transmetuese tregtare JON-RADIO SHPKPV Strugë.