Kronikë nga seanca 7-të

image_pdfimage_print

Shkup, 07.02.2020 –Në seancën e sotme të 7-të Këshilli i Agjencisë ndërpreu procedurën e inicuar për marrjen e licencës për radio transmetim ndaj TRD JON-RADIO SHPKPV Strugë deri në ditën e marrjes së informacionit bazuar në matjet dhe llogaritjet nëse siguron mbulim me një sinjal për më pak se 80% të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Agjencia për komunikim eletronik.

Këshilli miratoi drejtorin e Agjencisë për të marrë Vendim që do të miraton Raportin dhe Listat e regjistrimit nga inventari i kryer i pasurive fikse të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për 2019.

Me qëllim për inicimin e procedurave që janë në përpuethshmëri me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2020 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë ti realizojë procedurat e mëposhtme për prokurim publik: mirëmbajtjen adaptive dhe parandaluese e aplikacioneve softuerike nga sistemi i monitorimit dhe sistemi operativ, auditimi, shërbime revizioni, dhe dhënien me qira e hapësirave për publikimin e reklamave në gazetat ditore.

Në të njëjtën kohë, u miratua drejtori i Agjencisë të miratoi vendim me të cilën do të kryhet shlyerja e parakohshme të ratave të mbetura nga lizingu financiar, me fonde të siguruara në planin finansiar për vitin 2020 të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.



Accessibility

Accessibility