Kronikë nga seanca 8-të

image_pdfimage_print

Shkup, 14.02.2020 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë për shkelje të nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, për mospagesë të kompenzimit për licencë për transmetim në afatin e caktuar, inicoi 22 procedura për marrjen e licencave për transmetim televiziv dhe radio transmetim, të transmetuesve të mëposhtëm: ALFA TV Shkup, TV ERA Shkup, TV NOVA Gjevgjeli,TV KOÇAN-LD Koçan, TV ZDRAVKIN Veles, Т.V. КАLTRINA Strugë, SPEKTRA Komuna Labunisht, ТV АNISA fsh.Pllasnicë, ТV КАNAL-21 Veles, RA KANAL 77 Shtip, RA АRAÇINA fsh.Аraçinë, RA BI-KI-AL Manastir, Radio studentore Uklo FM Manastir,RA BRAVO Kumanovë, RA EKO Probishtip, Radio universitare UGD FM Shtip, RA BAT Shkup, RA DRINI Strugë, RA Aleksandër Makedonski Kërçovë, RA SKAJ RADIO PLUS Berovë, RA B-97 Manastir dhe RA ZONA M-1 Shkup.

Këshilli miratoi Vendim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj TRD Televizioni MAKPETROLL SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 16 dhe 17 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve dhe për shkak të kategorizimit të gabuar të programit që transmetohet në periudhë kohore të papërshtashme.

U miratua dhe Draft Informacioni për rishikim e programit nacional për miratimin e të drejtës të Bashkimit Evropian  (НПАА) 2020-2023.

Njëkohësisht, iu dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për prokurim publik të një shërbimi nga softueri ligjor, operacionet financiare dhe ekonomike.



Accessibility

Accessibility