Kronikë nga seanca e 18-të

Shkup, 28.03.2018 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për dhënien e lejes Shoqërisë së prodhimit, tregëti dhe shërbime BMJ MEDIA GROUP SHPK Shkup, për transmetim televiziv të shërbimit programor me format të përgjithshëm të ngadalësuar, në gjuhën maqedonase, e cila do të transmetohet përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk përdor një resurs të kufizuar burimor, në nivel shtetërorво.

Lidhur me rezultatet e auditimit nga një revizor i pavarur për vitin 2017, Këshilli përcaktoi stafin e Agjencisë në raport me rezultatet nga revizioni përmbarues, ku gjegjësisht pajtoi me mendimin e dhënë në Raportin përmbarues për vitin 2017.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin miratoi Raportin vjetor për punën e Agjnecisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017,i cili përmban Raportin për realizim e planit vjetor për mbikëqyrjen e programeve për vitin 2017 dhe raportin finansiar për realizim e planit finansiar për vitin 2017,dhe llogarinë vjetore me të hyrat, me të ardhurat e realizuara,shpanzimet, kërkesat dhe detyrimet për vitin 2017.

Në mënyrë që të fillojë procedura për prokurim publik e cila është në përputhje me Planin vjetor për vitin 2018 të Agjencisë, Këshilli  i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zhvillimin e procedurës për prokurim publik të madhrave-mjete higjenike.



Accessibility

Accessibility