Kronikë nga seanca e 27-të

Shkup, 28.06.2018 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 27-тë solli vendim për ribalansin e Planit finansiar të Agjencisë për vitin 2018-të, e cila do të sigurojë fondet që do të dedikohen për ISO çertifikimin (9001:2015). Ai gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi tre informacione:Informacione në lidhje me „Kërkesën e dorëzuar për konfiskimin e licencës për Televizionin 24 Vesti“, Informacion mbi kushtet e personelit në Radion universitare „STUDENT FM 92,9“ dhe Informacion mbi aktivitetet e ndërmarra për shkak të dyshimit se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta.

Në të njëjtën kohë, Këshilli miratoi zbatimin e dy prokurimeve publike-të tipit shërbime-Transferimi i të dhënave nga vende të largëta dhe Mirëmbajtja e sistemit të monitorimit dhe dha miratim për një vendim për rinovimin e 4 qasjeve të përdoruesve në bazën e të dhënave elektronike të rregullave në „Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë“ për nevojat e Agjencisë.



Accessibility

Accessibility