Kronikë nga seanca nr. 1

image_pdfimage_print

Shkup, 05.01.2022  – Këshilli i Agjencisë në seancën e parë të mbajtur më 05.01.2022, në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e rregullt administrative  është konstatuar shkelje e nenit 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, gjejgësisht mosdhënie e informacionit që duhet të jetë në dispozicion të përdoruesve, ka marrë Vendim për caktimin e masës vërejtje publike ndaj radios Universitare Student FM 92,9 – Universiteti  „Sveti Kiril i Metodij“ Shkup.

Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit që rrjedh nga neni 143 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,  dhe i referohet ritransmetimit të detyrueshëm dhe falas të shërbimeve programore të shërbimit publik të transmetimit  „МRТ 2“, „МRТ 3“, „MRТ 4“ dhe „МRТ 5“, Këshilli i Agjencisë konkludoi kundër Shoqërisë për tregti dhe shërbime  ТОТАL ТV SHPK Shkup të inicojë procedurë kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente.



Accessibility

Accessibility