Kronikë nga seanca nr. 30-të e KRD-ës

SHKUP, 19.06.2013- Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi Raportin nga monitorimi i NP MTV, servisi i programit të parë të Televizionit të Maqedonisë transmetuar më datë 9 qershor 2013 për të cilin nuk janë vërejtur shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive  dhe akteve nënligjore.

KRD e miratoi Raportin nga monitorimi i NP MTV servisi i dytë programor të Televizionit të Maqedonisë transmetuar më datë 9 qershor 2013 dhe konkludoi në vijim:

-Për shkak të shkeljes së nenit 71 paragrafi 3 të ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe nenit 7 nga Rregullorja për mbrojtjen e publikut minoren nga programe që mund negativisht të ndikojnë në zhvillimin e tij  fizik, psiqik  dhe moral (transmetim i programit në kohë të papërshtatshme), i shqiptoi vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.

-Për shkak  të shkeljes së nenit 71 paragrafi 3 nga Ligji për veprimtari radiodifuzive dhe neni 13 paragrafi 1 nga Rregullorja për mbrojtjen e publikut minoren nga programe që mund negativisht të ndikojnë  në zhvillimin e tij  fizik, psiqik  dhe moral (mos respektimi i rregullave për mbrojtjen e publikut minoren, respektivisht  mos shënjimin e njoftimeve promovuese për programin e luajtur me shenjë vizuale që e sinjalizon kategorinë  e programit që tregon paraqitjen), i shqiptoi vërejtje me shkrim.

KRD e miratoi informacionin për veprimin e serviseve programore të SHTR Kanal 5 – Shkup, pas paralajmërimit për serialin  “ Heshtje”. Në periudhë prej 25 deri më 31 maj 2013, i ishte bërë analizë edhe serialit  “ Heshtje” dhe i është konstatuar se botimet e premierave të serialit transmetohen në kohë të përshtatshme, pas orës 2, ndërsa janë të shënuara si program i kategorisë së dytë, e jo si program i kategorisë së tretë.  Gjithashtu, është konstatuar se transmetimet reprizë transmetohen para orës 21 dhe janë të shënuara me shenjën paralajmëruese të programit të kategorisë së parë, që është në kundërshtim me nenin 71 paragrafi 3 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe të nenit 7 nga Rregullorja për mbrojtjen e publikut minoren. Për  shkak të kësaj shkelje KRD-ja SHTR Kanal 5 i shqiptoi vërejtje me shkrim.

KRD e miratoi informacionin për veprimin e serviseve programore të SHTR Televizionit SITEL –Shkup, pas masës së shqiptuar për serialin  “Kohërat e Bujshme”. I ishte bërë monitorim serialit “Kohërat e Bujshme” në periudhë prej 1 deri më 7 qershor 2013 me çka është e vërtetuar se premierat e transmetuara e serialit transmetohen në kohë të përshtatshme, pas orës 17-të, por janë të shënjuara me shenjë për program të kategorisë së parë, e jo si programe të kategorisë së dytë. Gjithashtu, është konstatuar se transmetimi i reprizave bëhet para orës 17-të dhe janë të shënuara me shenjë paralajmërimi për program të kategorisë së parë që është në të kundërt të nenit 71 paragrafi 3 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe të nenit 7 të Rregullores për mbrojtjen e publikut minoren. Për shkak të kësaj shkelje KRD-ja SHTR Televizionit SITEL i shqiptoi masën – një ditë ndalim të reklamimit.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me pagesën e kompensimit të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive për transmetim tokësor, pas përllogaritjeve të dorëzuara , më datë 03.06.2013 dhe konkludoi në pajtueshmëri me nenin 64 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe nenit 23 paragrafi 1 nga Rregullorja për procedurat e financiare të kontabilitetit për punën e Këshillit të Radiodifuzionit të RM-ës, të inicioje procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, të shoqërive tregtare radiodifuzive SHTR Televizioni Kanal 8 Koçan, SHTR TV VIZHEN-BM Prilep,  SHTR TV Llazhani  Llazhani dhe SHTR G – TV Televizioni Gostivar, të cilët pas përllogaritjeve të dorëzuara nuk kanë realizuar pagesën e kompensimit për lejen e paraparë në afat prej 15-të ditësh, respektivisht , plotësitsht nuk e kanë paguar kompensimin për lejen.  Këshilli do të dërgoje paralajmërimin e fundit  që ta paguajnë borxhin ndaj Këshillit në afat prej 15-të ditësh që nga inicimi i procedurës për marrjen e lejes, duke i informuar se në të kundërt, në pajtueshmëri me inicimin e procedurës për marrjen e lejes, Këshilli do të sjelle vendim për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiosiduzive.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me mos punësimin,  respektivisht mos transmetimin e servise radio programore të Shoqërisë për radiodifuzion DI-XHEJ – Strugë dhe konkludoi në vijim , por derisa transmetuesi e paguan kompensimin për leje deri më datën 28.06.2013, do ta vendose punësimin e sajë me Ligjin për veprimtari radiodifuzive në aspekt të nenit 60 respektivisht pagesa e  kompensimit  për leje. Në të kundërt, transmetuesit do ti merret leja nga ky aspekt.



Accessibility

Accessibility