Kronikë nga seanca nr. 33

Shkup, 30.05.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme e miratoi paramarëveshjen për transmetimin/ritransmetimin e TV/RA serviseve programore nëpërmjet operatorëve të rrjetit të komunikacionit elektronik publik.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me realizimin e monitorimit ndaj punës së operatorëve të rrjetit të komunikacionit elektronik publik VVV-INTERNET GRUP Kumanovë dhe Shoqëria për prodhimtari, tregti dhe shërbime IP SISTEM eksport-import Kumanovë, me datë 13.05.2014 dhe konkludoi që të veproje si më poshtë:

-Për Shoqërinë për shërbime, prodhimtari dhe tregti VVV-NET GRUP eksport- import Kumanovë, solli vendim për marrjen e masës me çka do ta paralajmëroje dhe do ta urdhëroje operatorin që menjëherë ta ndërpres transmetimin e 15-të serviseve programore të cilat nuk posedojnë vërtetime për regjistrimin e pakove programore.

-Kundër Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime IP SISTEMS eksport – import Kumanovë, do të dërgoje kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje për shkak se ai në kuadër të pakos anolgr transmeton 20 servise programore të cilët nuk posedojnë vërtetime për regjistrimin e pakove programore.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetime e më poshtme për regjistrimin e pakove programore:

-SHTR ROBI Shtip, Vërtetim nr. 10 (pako analoge) dhe Vërtetim nr. 31 (pako digjitale) me çka pakot e regjistruara programore si të tëra plotësohen me serviset programore televizive : VIzhn BM (D5- regjionale Pelister);

-Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, Vërtetim nr. 12 (pako analoge) dhe Vërtetim nr. 7 (pako digjitale) me çka pakot e regjistruara programore, si të tëra plotësohet me serviset programore televizive: TV Boka, K3 dhe SWR;

– TID Studio Andes Radovish, Vërtetim nr. 5 (pako analoge) dhe Vërtetim nr. 2 (pako digjitale) me çka pakot e regjistruara programore si të tëra plotësohen me serviset programore televizive: B92 info, TV Duga, Astro TV, Happy TV, Palma Plus, Rodina dhe TOP Music;



Accessibility

Accessibility