Kronikë nga seanca nr. 35

SHKUP, 12.06.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të NP Radio e Maqedonisë-Shkup, servisi i parë programor, NP Radio i Maqedonisë- Shkup, servisi i tretë programor, SHTR Radio KANAL 77 Shtip, Radio ANTENA 5 Shkup dhe RADIO MAQEDONIA E LIRË Shkup, transmetuar me datë 7 maj 2014, dhe konkludoi se radiodifuzerët e lartë përmendur e kanë respektuar obligimin ligjor të nenin 92 paragrafi 5, 6 dhe 13 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht:

– NP Radio e Maqedonisë-Shkup, servisi i parë programor , NP Radio i Maqedonisë- Shkup, servisi i tretë programor e kanë respektuar obligimin për transmetimin e muzikës më pakë 50% nga transmetimi i muzikës vokale / vokale instrumentale të jetë në gjuhen maqedonase.

– SHTR Radio KANAL 77 Shtip, Radio ANTENA 5 Shkup dhe RADIO MAQEDONIA E LIRË Shkup e kanë respektuar obligimin për transmetimin e muzikës më pakë 40% nga transmetimi i muzikës vokale / vokale instrumentale të jetë në gjuhen maqedonase.

Agjencia e miratoi Ribalancin e planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për pakot e regjistruara programore:

-SHTR operator i rrjetit kabllor ALTRA SAT 2000 Ohër, Vërtetim nr. 6 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: MTV Adria, VH1, VH1 Classic, Boomerang, Cartoon Network, CNN, FOX, FOX Life, FOX Crime, National Geographic, National Geographic WILD, 24 Kitchen dhe FOX Movies;

-SHTR operator I rrjetit kabllor GIV Ivan Gostivar, Vërtetim nr. 7 (pako analoge) dhe Vërtetim nr. 3 (pako digjitale) me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: SK1, SK2, SK3, Golf Klub, Lov I Ribolov, Ultra, Mini Ultra, IQS Life, Cinemania dhe Studio B;



Accessibility

Accessibility