Kronikë nga seanca nr. 36-të

SHKUP, 13.06.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme e miratoi informacionin ndaj kërkesës së Radio televizionit Maqedonas për bllokimin gjeografik (errësimin) e transmetimit të Kupës Botërore të FIFA 2014- Brazil dhe konkludoi që ti urdhëroje me letër dhe nëpërmjet postës elektronike të gjithë operatorët e rrjetit të komunikacionit elektronik publik, që ti errësojnë serviset programore të transmetuesve të shteteve të jashtme Eurosport, HTV (Radiotelevizioni Kroat), RTS ( Radiotelevizioni i Serbisë) dhe TV SLO (TV Slovenia), gjatë kohës së ritransmetimit të Kupës Botërore të FIFA 2014 – Brazil në fudboll. Gjithashtu përpos errësimit të serviseve programore të vendeve të huaja të përmendura më lart, operatorët e rrjeteve të komunikacionit elektronik publik patjetër të bëjnë errësimin edhe të atyre serviseve programore që do ta transmetojnë Kupën Botërore të FIFA 2014 – Brazil në fudbooll.



Accessibility

Accessibility