Kronikë nga seanca nr. 54 e KRD-ës

Shkup, 04.11.2013- Këahilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin për pagesën e kompensimit të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, pas përllogaritjeve të dorëzuara më 18 tetor 2013 dhe konkludoi të inicioje procedurë për marjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të SHTR Radio Fokus nga Tetova, e cila pas përllogaritjeve të dërguara nuk e ka bërë pagesën në afatin e paraparë prej 15 ditëve. Këshilli do tu dërgoje paralajmërim edhe një herë deri tek transmetuesi i lartpërmendur që ta paguaje borxhin në afat prej 15 ditëve nga inicimi i procedurës për marrjen e lejes, duke i informuar se në të kundërt do të sjelle vendim për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

KRD i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të NP Radiotelevizionit i Maqedonas Shkup, Servisi i parë programor i Radio Maqedonas – Radio shkupi, NP Radiotelevizionit i Maqedonas Shkup, Servisi i dytë programor i Radio Maqedonas – Radio shkup 2 dhe NP Radiotelevizioni Maqedonas servisi i tretë programor i Kanalit të bashkësive etnike më 8 tetor 2013. Programeve të transmetuesve të lartpërmendur nuk u janë konstatuar shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe akteve nënligjore.

KRD e miratoi informacionin për kërkesën në pajtueshmëri për ndërrimin e strukturës pronësore të Shoqërisë tregtare radiodifuzive ALSAT – M Shkup. Duke pasur parasysh se ekzistojnë pengesa ligjore, respektivisht nuk lejohet përaëndrim i palejuar mediatik, Këshilli dha miratim për ndryshimin e strukturës pronësore të transmetuesit të lartpërmendur.

Këshlli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

-Shoqërisë për tregti dhe shërbime TOTAL TV Shkup, Vërtetim nr. 13 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore: Al Jazeera Balkans.

-Telekomit Maqedonas SHA Shkup, vërtetim nr. 48 me çka paketa e regjistruar programore si tërë plotësohet me serviset programore televizive: Arena Sport 1, Arena Sport 2, Arena Sport 3 dhe Arena Sport 4.



Accessibility

Accessibility