Kronikë nga seanca publike nr. 17-të e KRD-ës

SHKUP, 05.04.2013-  Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i shqyrtoi raportet nga monitorimi i programeve të : TV Gurra, transmetuar më datë 22 mars 2013, TV Dibra transmetuar më datë 21 mars 2013, TV Koçani transmetuar më datë 21 mars 2013, TV Nova transmetuar më datë 16 mars 2013, TV Sitel 2 transmetuar më datë 19, 21 dhe 22 mars 2013 dhe TV Sitel transmetuar më datë 2 prill 2013. Kundër radiodifuzerëve të lartë përmendur, Këshilli do të ngrejë procedurë për kundërvajtje  për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të kodit zgjedhor dhe neni 22 paragrafi 1 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik gjatë kohës së fushatës zgjedhore (tejkalimin e limitit për marketing të paguar politik në një kohë reale).  Procedurë për kundërvajtje do të ngrihet edhe për kryeredaktorët dhe redaktorët përgjegjës të këtyre radiodifuzerëve.

 

KRD e miratoi informacionin e marrëveshjeve të vlefshme të pavlefshme për transmetimin e servisit programor televiziv  të France 24 dhe konkludoi që operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik G-KTV Strugë, G-KTV dega në Zhelinë, Kanal 16 Resen, G-ON Dibër dhe Multimedia Netvork L – Gostivar ti urdhëroje për ç’kyçjen e France 24.

 

KRD e rishikoi informacionin në lidhje me kërkesat e dërguara, deklaratat dhe bisedimet nga radiodifuzerët  në lidhje me shkeljen e procedurave të iniciuara respektivisht procedurë e zgjedhjes nga Këshilli  për shkak të shkeljes së dispozitave të Kodit zgjedhor dhe Rregullores për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në kohë gjatë fushatës zgjedhore në rrethin e parë zgjedhor  dhe vendosi të vazhdojë me inicimin e procedurave për kundërvajtje kundër TV Amazon, TV BTR, TV ART, TV VIZHN_BM, Radio KANAL 77 dhe TV Spektra.

 

KRD e miratoi informacionin për lirimin nga pagesa e  taksës radiofituzive  familjet e banuara me adresë vendbanimi në rr.” Jordan Jordanov”, Veles, dhe vendosi t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lirimin e pagesës prej 20 (njëzet) familjeve që nuk janë të mbuluara me sinjal radiodifuziv, respektivisht të cilët nuk kanë kualitet të TV programeve të MRT edhe atë dy të tretat përtej shumës së paraparë me ligj të taksës radiodifuzive. Lirimi nga taksa radiodifuzive është në dispozicion deri më 31 maj 2013.

 

Këshilli i Radiodifuzionit e miratoi informacionin në lidhje me mos plotësimin e obligimit të Shoqatës radiodifuzive të TV Dibra- Dibër, për dorëzimin e Rraportit për numrin e parapaguesve  në zonën e mbulimit dhe konkludoi, në bazë të të dhënave për numrin e parapaguesve  të marrë nga Agjensioni për komunikime elektronike ti lëshoje përllogaritje SHTR TV Dibrës – Dibër, për pagesën e kompensimit të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive në  periudhat në vijim 2011/2012 , 2012/2013 dhe 2013/2014. Nëse kompensimi   për lejen nuk paguhet deri në afatin e paraparë, në të kundërt Këshilli i Radiodifuzionit do të inicioje procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodfizive  të SHTR TV Dibra- Dibër



Accessibility

Accessibility