Kronikë nga seanca e 26-të

image_pdfimage_print

Shkup, 13.09.2021 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë solli vendim për rritjen e Planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2021, me të cilën do të sigurohen mjete financiare për dhënien ndihmë financiare për familjet e të ndjerëve nga zjarri në spitalin modular të Tetovës. Në atë drejtim Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë të sjellë  Vendim për dhënien e ndihmave financiare-donacion në shumë të përgjithshme prej 900.000,00(nëntë qind mijë)denarë famijjeve të të ndjerëve të kapluar nga zjarri në spitalin modular të Kovid pacientëve në Tetovë më datë 08.09.2021, që do të zbatohen përmes Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fondë i veçantë për solidarizim. Donacioni do të shpërndahet njëtrajtësisht si ndihmë njëherëshe në të holla të gjitha familjeve të 15-të personave të ndjerë në zjarrin në spitalin modular të Kovid pacientëve në Tetovë, në vlerë prej nga 60.000,00(gjashtë dhjetë mijë) denarë për familje.

Këshilli i Agjencisë i dha miratim drejtorit të Agjencisë për realizimin e procedurës për furnizim publik-mallra.Mjete për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.



Accessibility

Accessibility