1

Kronokë nga seanca 35-të

Shkup, 05.10.2020 –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë pranoi Aplikimin afatgjatë për pjesëmarrje në konkursin publik për dhënien e licencës për një institucion transmetues jofitimprurës për transmetim  radio të një shërbimi programor në nivel lokal në rajonoin e komunës Tetovë.

Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-politikën për sigurimin e qasjes në shërbimin mediatik audiovizuel për njerëz me aftësi të kufizuar shqisore dhe hapi një debat publik mbi tekstin e tij i cili do të zgjasë deri më 31 tetor 2020.

Për shkelje të nenit 82 paragrafi 1 alineja 2 nga LSHMAAV, ku „mbajtësi i lejes ndaloi së transmetuari shërbime programore për më shumë se 30(tridhjetë) ditë për shkak të teknikës, arsye financiare ose pengesa të tjera“ Këshilli i Agjencisë filloi procedurë për konfiskimin e licencës për transmetim televiziv në nivel lokal ndaj TRD Jovan Trpeski TV MORIS SHPKPV Ohër.

Këshilli i Agjencisë miratoi Dy Vendime ku u lejua ndryshim në strukturën e pronësisë ndaj TRD Radio KISS SHPKPV Tetovë dhe TRD Vizhi BM-TV Kanal Vizija SHPK Shkup.

Me qëllim fillimin e procedurave që janë në përputhje me Planin Vjetor për prokurim publik për 2020 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim Drejtorit të Agjencisë për kryerjen e procedurave të prokurimit publik: shërbime –Studime për përcaktimin e nevojës për shpalljen e konkursi publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes shërbimit dixhital multipleks tokësor-nga biroja për përkthim dhe madhra-materiale të vogla dhe të konsumueshme.