Kronokë nga seanca 37-të

image_pdfimage_print

Shkup, 15.10.2020. – Në seancën e djeshme Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndërprerjen e procedurës për marrjen e lejes për transmetim televiziv ndaj TRD TV MORIS Ohër. Me deklaratën e dorëzuar me shkrim ku i licencuari ka njoftuar se ka përfunduar transmetimin e  programit televiziv, në përputhje me nenin 85 paragrafi 1 rreshti 2 nga LSHMAAV për transmetim televiziv të TRD Jovan Trpeski TV MORIS SHPKPV Ohër pushon së vepruari me force ligjore.

Për shkak të faktit se brenda afatit të përcaktuar për paraqitjen e aplikacioneve, në Agjencin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nuk u sollë asnjë aplikim, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim se konkursi ishte i pasuksesshëm për dhënie e lejes institucioneve jofitimprurëse për transmetim në radio të shërbimeve programore,i destinuar për studentët, në territorin e komunës së Tetovës, në nivel lokal, në gjuhën shqipe dhe maqedone.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e rregullt administrative, ku u konstatua shkelje e nenit 14 nga Ligji për media,mos shpallja e të dhënave të nevojshme për transmetim në vendin e duhur për secilën përmbajtja të shërbimit programor, Këshilli i Agjencisë shqiptoi masë vërejtje publike ndaj TRD SKAJ RADIO Teodor SHPKV Shkup dhe TRD URBAN FM RADIO SHPKPV Shkup.

Gjithashtu, me mbikëqyrjen e rregullt administrative të transmetuesve RTD SKAJ RADIO Teodor SHPKPV Shkup dhe TRD TRD RADIO ZONA M-1 Svetllana u konstatua shkelje e nenit 80 nga paragrafi 7, 8 dhe 9 nga LSHMAAV,dhe në lidhje me pikën 4 nga Udhëzimet me vetëdëshirë paraqitjeje për transmetimin e muzikës popullore, për shkak se Këshilli i Agjencisë shqiptoi masa vërejtje publike.

Këshilli i Agjencisë shqiptoi dhe një masë vërejtje publike ndaj TRD SKAJ RADIO teodor SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV, për mos grumbullimin e informative që duhet ti serviren konsumatorit.

Këshilli i Agjencisë dha miratim drejtorit të Agjencisë të sjellë vendim për furnizimin me paravan nga pleksiglas për nevojat e Agjencisë me vlerë të caktuar nën kufijtë e vlerës për zbatimin e Ligjit për prokurim publik.

Në mënyrë që të inicohet një procedure që është në përputhje me Planin Vjetor për 2020 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurës për prokurim publik-shërbime: Mirëmbajtjen dhe servisimin e motorëve zyrtarë.



Accessibility

Accessibility