Seanca nr.11– 28.02.2020

image_pdfimage_print

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele seancën e 11-të e caktoi më  28.02.2020 (e premte), me fillim në ora15:00.

RENDI I DITËS 

  1. Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 10-të e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e mbajtur më 27.02.2020.
  2. Draft-metodologjia për monitorimin e mbulimit të mediave zgjedhore përmes shërbimeve radiotelevizive dhe televizive gjatë fushatës zgjedhore.
  3. Projekt-udhëzim për konfirmimin e raporteve të transmetimit të programit të paguar politik.
  4. Projekt–rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen dhe formën e aplikimit për regjistrim në regjistrin e Operatorëve që ritransmetojnë paketat e programeve dhe konfirmimin e regjistrimit të paketave/shërbimeve nr.01-5775/1 nga 21.11.2014.
  5. Projekt–rregullore për mënyrën e regjistrimit dhe fshirjen legalisht të një transmetuesi nga një shtet tjetër nga regjistri ligjor i transmetuesve në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  6. Projekt–udhëzim për përcaktimin e përgjegjësisë për dëmtim serioz ose shkelje gjatë ritransmetimit të shërbimit programor të transmetuesve nga një shtet tjetër.
  7. Propzim për ndërprerjen e procedurës për heqjen e licencës për transmetim televiziv.
  8. Propozim për inicimin e procedurës për marrjen e licencës për radiotransmetim.
  9. Propozim-vendim për heqjen e licencës së transmetuesve.
  10. Propozim për përfundimin e procedurës në lidhje me kërkesën e paraqitur për hapjen e një konkursi për dhënien e licencës për transmetim televiziv.
  11. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike për TRD KANAL 5 SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 98 paragrafi 2 i LSHMAAV dhe nenit 14 paragrafi 4 nga Rregullorja për teknikat e reja të reklamimit.
  12. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike për TRD ALFA TV SHPKPV dhe nenit 98 paragrafi 2 nga LSHMAAV dhe nenit 14 nga paragrafi 4 i Rregullores për teknikat e reja të reklamimit.
  13. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike për TRD TELEVIZIONI MAKPETROL SHPKPV SHkup i nenit 98 paragrafi 2 nga LSHMAAV dhe nenit 14 paragrafi 4 nga Rregullorja për teknikat e reklamimit.
  14. Të ndryshme


Accessibility

Accessibility