Shkup, 04 tetor 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i informon mediumet se filluan të rrjedhin afatet për regjistrim në KSHZ dhe për dorëzimin e çmimoreve për Zhgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Komunës së Shtipit të cilat do të mbahen më 13 dhjetor.
Radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe mediumet elektronike (portalet e internetit), nëse sigurojnë reklamim të paguar politik (RPP) për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Komunës së Shtipit, janë të obliguar të regjistrohen në KSHZ më së voni deri në orën 24 më 5 tetor, për çka duhet të parashtrojnë kërkesë nga Regjistri qendror i RMV-së, jo më e vjetër se 30 ditë. Kërkesat parashtrohen në adresën elektronike: izbori@sec.mk apo në arkivin e KSHZ-së. Mediumet të cilat nuk do të regjistrohen në KSHZ, nuk do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë mjete financiare për RPP, të siguruara nga Buxheti i shtetit.
Gjithashtu, mediumet janë të detyruar që në afat prej pesë ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve që të prëcaktojnë çmimore për reklamim të paguar politik të pjesëmarësve në procesin zgjedhor më së voni deri më 07 tetor ti dorëzojnë tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Zyra e Auditimit Shtetëror, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe në Agjencinë për Shërbime të Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Çmimoret nuk guxojnë të ndryshohen deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërsa çmimet e reklamimit e përllogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë e ka përcaktuar dhe e ka publikuar në ueb faqen e sajë aritjen e çmimit mesatar dhe çmimin më të ulët për RPP tek radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet e internetit). Në periudhën nga përcaktimi i listave të çmimeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore, radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe portalet e internetit janë të detyruar të publikojnë listat e çmimeve të programeve të tyre të paktën dy herë, pra në botimet ose faqet e tyre të internetit, jo më vonë se 20 nëntor 2020.