Takim Publik 25.03.2021

Gjinia në fushatën zgjedhore 2020, në fokus të takimit të parë publik të ASHMA-së

 Shkup, 25 mars 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e mbajti takimin e parë publik, i cili përshkak të gjendjes me korona virusin, u realizua nëpërmjet konferences me video lidhje. Gjatë takimit, drejtori i Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmledhje të aktiviteteve në përputhje me programin vjetor për punë të tremujorit të kaluar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndëgjonë për aktivitetet lidhur me kryerjen e mbikqyrjeve ndaj radiofiuzerëve, operatorëve të komunikacionit publik, mediave të shtypit, masat e shqiptuara me paraljmërim publik, hulumtimet e përpunuara dhe aktivitetet nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit u prezantuan edhe gjetjet nga analiza e çështjeve gjinore dhe mënyra e shfaqjes dhe përfaqësimit të grave dhe burave në lajmet e serviseve kombëtare – MRT1, MRT2, Alsat-M, Alfa, Kanal 5, Sitel dhe Telma, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2020. Për nevojat e Agjencisë analizën e përpunoi Instituti për demokraci „Societas civilis“ nga Shkupi.

 Gjetjet nga analiza treguan se përfaqësimi mediatik i fushatës zgjedhore dukshëm peshonte ndaj promovimit të burrave – kandidatë për deputet dhe pamja mashkullore dhe ekspertiza për ngjarjet reth zgjedhjeve. Kandidatet u vunë nën hijen e kolegëve të tyre meshkuj, kishin më pakë qasje në forma të ndrshme të promovimimit të platformave të tyre dhe profileve të tyre dhe mesazhët mbetëshin anonim, respektivisht të pandëgjuara dhe të pa para në publik. Në shtojcat e fushatës zgjedhore, nga gjithsejtë 134 përfaqësues të partive politike, 128 ishin burra, kundrejt 6 grave. Në emisionet informative ditore të temave zgjedhore, si subjekte primare paraqiteshin 86% burat, kundrejt 14% grave.

Analiza kualitative e përmbajtjeve të emisioneve ditore informative, ndërtëtjerash tregoi se në 9 shtojca paraqitja e grave ishte e objektivizuar seksualisht, ndërsa në 6 shtojca u vërejt paraqitja e steriotipizimit në bazë të roleve gjinore të përfaqësuara nga shoqëria.

Prezantimiet mund ti merni në linqet e më poshtme:

Aktivitetet e realizuara në përputhje me Programin vjetor për punë të ASHMA

Dr. Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMA

Gjinia në fushatën zgjedhore 2020

Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq – Instituti për Demokraci IDSCS


– Agjenden për takimin publik të Agjencisë mund ta merni në këtë link
– Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në takimin  publik mund ta merni në këtë link



Accessibility

Accessibility