Takim publik 29.06.2022

Takimi i dytë publik i ASHMA-së për vitin 2022

 Shkup, 29 qershor 2022  – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka mbajtur takimin e dytë publik për këtë vit, në të cilin drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski bëri elaborim të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Planin Vjetor për punën në tremujorin e kaluar.

Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë për aktivitete lidhur me mbikëqyrjet e kryera  ndaj transmetuesve, operatorëve të rrjetit publik të komunikimit elektronik, ofruesit e ASHMA-së sipas kërkesës, botuesit e medias së shkruar, hulumtimet e bëra, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

 Në takim u prezantuan dhe të dhënat për dispozitat ligjore që transmetuesit në 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022 më së shpeshti i kanë shkelur dhe procedurat kundërvajtëse të inicuara nga Agjencia. Shkelje më të shpeshta siç theksoi dhe mr. Ivona Myfisheva nga Sektori për Çështje Juridike dhe Furnizim Publik i referohen detyrimeve të transmetimit të programit të krijuar burimor, mos publikim të informacioneve të cilat duhet të vihen në dispozicion të përdoruesit dhe rregullat për mbrojtjen e të miturve. Lidhur me këtë temë u zhvillua një diskutim i hapur  ku siç theksoi dhe zëvendës Kryetari i Këshillit të Agjencisë z.Selver Ajdini, ka për qëllim të përcaktojë shkaqet e shkeljeve dhe të japë rekomandime të cilat radiot dhe televizionet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë në të ardhmen për të rritur shkallën e respektit ndaj detyrimeve ligjore.

 Për zbatimin aktual të rregullativës mediatike dhe propozimet për ndryshim në drejtim të përmirësimit të situatave në mediat lokale dhe rajonale foli dhe Dimitar Micev nga TV Kanal Vis.Në veçanti u theksua nevoja e krijimit të një fondi  për mediat, anulimin e ndalesës për reklamim sipas nenit 102 nga LSHMAAV, gjobat e larta,rregullat për dhënien e lejeve për transmetim në radio dhe television. U parashtrua dhe pyetja për gjendjen e rënduar finansiare në të cilën ndodhen mediat dhe mundësitë për të ofruar mbështetje për punën e tyre.

 Prezantimet janë të disponueshme në linket e mëposhtme:

Aktivitetet e realizuara në përputhje me Programin Vjetor të punës në ASHMAAV

  • Dr.Zoran Trajçevski, drejtor në ASHMAAV

 Shkelje më të shpeshta të dispozitave ligjore: Si të mënjanohen“

  • Mr.Ivona Myfisheva, ASHMAAV

„Përvoja nga zbatimi i rregullativës mediatike – propozime për ndryshim“

  • Dimitar Micev, TV Kanal Vis

Agjenden për takimin publik të Agjencisë mund ta merni në këtë link

Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në takimin publik mund ta merni në këtë link



Accessibility

Accessibility