Takim publik – 28.03.2022

Gjinia në programet e sportit në TV në fokusin e takimit të parë publik të ASHMA-së

Shkup, 28 mars 2022 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ka mbajtur takimin e parë publik të këtij viti, në të cilën drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski bëri një elaburim të aktiviteteve në pajtuaeshmëri me programin Vjetor të punës në tre mujorin e fundit.

Të pranishmit patën mundësisnë të dëgjojnë për aktivetete lidhur me mbikëqyrjen e kryer ndaj transmetuesve, operatorëve të rrjetit publik të komunikimit elektronik, botuesve të medias së shkruar, shqiptimit të masave vërejtje publike, hulumtimet e bëra, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në takim u prezantuan dhe konstatimet nga Analiza „Gjinia në mediat 2021: Çështjet gjinore dhe mënyra e përfaqësimit të femrave dhe meshkujve në programet e sportiit në televizionet nacionale tokësore“, ku për herë të parë jepen të dhëna cilësore dhe sasiore për raportimin e televizioneve kombëtare për sportistet dhe sportet në konkurrencën e femrave,kundrejt sportistëve dhe sporteve në konkurrencën e meshkuje.

Analiza e përgatitur për nevojat e Agjencisë e punuar nga Instituti „Resis“ tregoi se informimi për sportin dhe ngjarjet sportive dhe transmetimi i garrave sportive, zë një vend të rëndësishëm në skemën e përgjithshme programore të Shërbimit publik transmetues. Shërbimi publik  përpiqet të udhëheqë një politikë konzistente dhe të mirëmenduar lidhur me sportin, pra kemi një diversitet zhanesh sportive dhe padyshim i është lënë një kohëzgjatje e dukshme. Në programet e tre kanaleve të analizuara – МRТ 1, МRТ 2 dhe МRТ 3, dominojnë sportet ekipore në konkurrencën e meshkujve. Eshtë vendosur prezencë dominuese e meshkujve mes gazetarëve si dhe dominimin e punëtorëve sportive meshkuj ose ekspertë sporti.

 Televizionet private TV Аlfa, ТV Sitel, ТV Каnal 5, ТV Теlma dhe ТV Аlsat-М kuptimisht më pak kohë i kushtojnë sportit në lidhje me Shërbimin publik. Kjo është një gjetje plotësisht e pritshme,duke qenë se për shkak të të drejtave për transmetim tashmë të blera, televizionet private nuk kishin transmetim të Lojërave Olimpike. Megjithatë, midis pesë televizioneve private ka dallime të dukshme në mënyrën se si i mbulojnë ngjarjet sportive dhe vëmendjen që ja kushtojnë sportit. Duke pasur parasysh lojrat individuale dhe sportet në ekipë ka dominim të sporteve në konkurrencën e meshkujve. Ekspertët sportiv mungojnë pothuajse plotësisht në programin e televizioneve private,ndërsa pikëpamjet dhe analizat për ngjarjet sportive redaksitë kërkonin dominimin e punëtorëve meshkuj të sportit.

Prezantimet janë në dispozicion në linket e radhës:

Aktivitetet e realizuara në përputhje me Programin Vjetor të punës së ASHMA-së

dr.Zoran Trajçevski, drejtor në ASHMA

„РGjinia në mediaодот 2021: Çështjet gjinore dhe mënyra e përfaqësimit të femrave dhe meshkujve në programet sportive të televizioneve kombëtare terciale“ 

Igor Micevski, RESIS


– Agjenden për takimin publik të Agjencisë mund ta merni në këtë link



Accessibility

Accessibility