Drejtor i Agjencisë

image_pdfimage_print

Drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audovizuele është d-r Zoran Trajçevski, i zgjedhur në mbledhjen e 12-të të Këshillit të Agjencisë, të mbajtur më 7 tetori 2014.

Magjistër i shkencave të maqinerisë dhe efikasitetit energjetik dhe magjistër i shkencave ekonomike.

Zotëri Trajçevski është drejtor i mëparshëm i Agjencisë për komunikime elektronike dhe njohës i shkëlqyeshëm i legjislacionit për mediumet dhe komunikimet elektronike.

Është i lindur më 7 mars 1970.

Pas përfundimit të studimeve diplomike në Fakultetin e Maqinerisë pranë UKIM në Shkup, në vitin 1994, ai specializohet për menaxhimin e liberalizimit efektiv të telekomunikimeve dhe radiodifuzionit në Vashington, SHBA, në FCC si dhe përfundon kursin e specializuar për përcaktimin e shpenzimeve për interkonektim sipas LRIC metodologjisë në Londër.

Në vitin 2008, përfundon studimet pasdiplomike në UKIM duke fituar titullin Magjistër i shkencave të maqinerisë dhe efikasitetit energjetik.

Në vitin 2010, përfundon studimet pasuniversitare në Akademinë ekonomike të Novi Sadit, Republika e Serbisë, në drejtimin: Tregti e brendshme dhe e jashtme, ku fiton titullin “Magjistër i shkencave ekonomike”.

Në vitin 2013, me disertacionin e doktoraturës në temën: “Liberalizimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe menaxhimi i kompanive” në Akademinë Ekonomike, Novi-Sad, Serbi, fiton edhe titullin doktor i shkencave të ekonomisë.

Në tetor të vitit 2017, d-r Zoran Trajçevski është zgjedhur edhe docent në sferën shkencore të ekonomisë afariste dhe ndërkombëtare, pranë Fakultetit për ekonomi dhe menaxhment ekonomik në Novi Sad.

Lëvizje në karrierë:

–    1995 – 1998 punon në kompani private që merret me tregtinë e pajisjeve elektronike;
–    1998 – 1999 është udhëheqës i Sektorit teknik në SHA Telekomunikacionet Maqedonase;
–    1998 – 2002 punon si zëvendës-kryetar i Këshillit drejtues të SHA Postat Maqedonase;
–    2000 – 2002 është anëtar i Bordit të drejtorëve të kompanisë satelitore EUTELSAT S.A., Paris;
–   2000 – 2002 punon si drejtor i Drejtorisë së Telekomunikimeve;
–    2003 – 2006 punon në kompaninë private “Serta”;
–    2005 – 2011 është anëtar i Këshillit drejtues të NP Higjiena Komunale – Shkup;
–    2007 kryetar i Këshillit të Komunës Aerodrom;
–    2005 – 2007 anëtar i Këshillit të Komunës Aerodrom dhe kryetar i Komisionit për  Transport;
–    2006 – 2007 punon si Këshilltar për telekomunikime në Ministrinë e Transportit dhe të Lidhjeve;
–    2006 – 2011 Përfaqësues i Qeverisë në SHA Telekomunikacionet Maqedonase dhe kryetar i Kuvendittë aksionarëve të SHA Telekomunikacionet Maqedonase;
–    2007 – 2009 Zëvendësdrejtor i NP Radiodifuzioni Maqedonas;
–    2010 – 2011 punon në firmën private “Serta”
–    2011 drejtor ekzekutiv i SHA EMO-Ohër.
–   2011 -2012 Anëtar i Këshillit pë rradiodifuzion të Republikës së Maqedonisë;
–   2012 – 2014 Kryetar i Këshillit pë rradiodifuzion të Republikës së Maqedonisë
–   2014 – deri më tani Drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Punime të publikuara:

1.  Punimi me titull  “The Co-channel Interference Effect on Average Error Rates in Nakagami -Q (Hoyt) Fading Channels” në botim të Akademisë rumune Revue Roumaine Des Sciences techniques serie Electrotechnique et energetique;
2. “A Model for Student Knowledge Diagnosis through Game Learning Environment”, në revistën shkencore Tecnics Technologies Education Management, që është e indeksuar në bazat relevante të revistave shkencore Thomson, Web of Science, Web of Knowlwewdgw, Index Copernicus, Ebsco etj.
3. Punimi me titull “GLOBALIZACIJA I LIBERALIZACIJA TRŽIŠTA KOMPANIJA U SEKTORU ELEKTRONSKIH  KOMUNIKACIJA” (ang. GLOBALIZATION AND LIBERALIZATION OF THE COMPANY THE ELEKTRONIC COMMUNICATIONS   SECTOR), në simpoziumin shkencor profesional në Banjën e Vrajës, mbajtur  më 3.12.2010, organizuar nga Maintenance Engineering Academy, Society for technical diagnostics  ”TEHDIS”, Journal for Scientists and Engineers  ”Machine maintenance”, Journal for Scientists and Engineers  ”Tehnical diagnostics”,  Journal for Scientists and Engineers ”Re-engineering”, Journal for Scientists and Engineers ”Knowledge management”, Journal for Scientists and Engineers ”Hydraulics and pneumatics”;
4. “Review of Market Trends and Reforms in the Electronic Communications Sector in the Republic of Macedonia”, në “Report on Foreign Trade of Macedonia 2008”;
5. Punimi me titull “Thermal Comfort” në kursin e katërt ndërkombëtar të hulumtuesve të rinj “Computational Engineering”, mbajtur në Bullgari në vitin 2008;
6. Punimi me titull “Statisticka analiza podataka uz primenu metoda linearne regresije nezavisne promeenljive Kosmofona a.d. Skopje”, në revistën shkencore “Menadzment znanja”, viti VI, numër 3-4, 2011;
7. Punimi me titull “Povecanje javnih prihoda u uslovima liberizovanog trzista elektronskih komunikacija”, në revistën shkencore “Menadzment znanja”, viti V, numër 1-2, 2011.
8. Punimi me titull “Optimizacija profita T-MOBILE Makedonija i uticaj na zajednicu” (Optimizimi i profitit i T-MOBILE Maqedoni dhe ndikimi në bashkësi), në revistën shkencore “Ekonomija: teorija i praksa” (Ekonomia: teori dhe praktikë), viti IV, numër III, 2011, Novi-Sad.
9. Punimi me titull „Use Game Based Interactive Multimedia Modules To Learning Basic Concepts On Courses For Computing Science“, në revistën shkencore „Przegląd Elektrotechniczny“.
10. Punimi me titull  “Interactive Multimedia as New Teaching Strategy in The Course of Programmable Logic Devices”, në revistën shkencore Technologies Education Management – TTEM, ISSN 1840-1503, Vol.8. No.4. 11/12, pp, 161/169
11. Punimi me titull  „Uspostavljanje libralizacije i reforme u sektoru elektronskih komunikacija u Republici Makedoniji“, në revistën shkencore „Ekonomija, teorija i praksa“, ISSN 2217-5458
12.Punim me titull „Accuracy analysis of the classification model evaluation in the e-learning environment“, do të publikohet në revisten shkencore „TTEM – Technics Technologies Education Мanagment“, regjistruar në bazë të revistave relevante shkencore:Thomson, Web of science, Web of knowledge, Index Copernicus,   Ebsco etc., број Vol.8.No.2.5/6.2013.
13.Punimi me titull „Regulatory Framework distribution of HDTV channels in the Western Balkans Countries“,do të publikohet në revisten shkencore „TTEM – Technics Technologies Education Мanagment“, regjistruar në bazë të revistave relevante shkencore:Thomson, Web of science, Web of knowledge, Index Copernicus, Ebsco etc., број Vol.8.No.4.,11/12.2013
14. Punim me titull „Performance analysis of selection combining over correlated Nakagami-m fading channels with constant correlation model for desired signal and cochannel interference“ në revisten shkencore “Radioengineering journal”, ISSN 1805-9600

 

 


 

 



Accessibility

Accessibility