Debatet në vijim

Seancë e hapur publike për Draft-rregulloren për ndryshim dhe plotësimin e Rregullores për sponsorizim, Draft-rregullore për ndryshim dhe plotësimin e Rregullores për mbrojtjen e të miturve, Draft-udhëzues për monitorimin e gjuhës së urrejtjes – botim i dytë plotësues i ndryshuar

Shkup, 18 korrik 2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 29-të mbajtur më 17 korrik, miratoi Draft-rregulloren për ndryshim dhe plotësimin të Rregullores për sponsorizimDraft-rregullore për ndryshim dhe plotësimin të Rregullores për mbrojtjen e të miturve dhe Draft-udhëzues për monitorimin e gjuhës së urrejtjes – botim i dytë plotësues i ndryshuar.

Аgjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre që të marrin pjesë në seancën publike dhe me shkrim t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca publike zgjat 45 ditë, deri më datë 2 shtator 2024.


Seancë e hapur publike për Draft-rregulloren për personat fizik që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë

Shkup, 18 korrik 2024 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e 29-të mbajtur më 17 korrik, miratoi Draft-rregulloren për personat fizik që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë.

Me aktin nënligjor rregullohet forma dhe përmbajtja e kërkesës për evidentimin në regjistrin e ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë dhe mënyra e vendosjes se cili person fizik do të llogaritet për ofrues i shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë në përputhje me LSHMAAV.

Аgjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre që të marrin pjesë në seancën publike dhe me shkrim t’i dërgojnë  në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca publike për Draft-rregulloren zgjat 75 ditë, deri më datë 1 tetor 2024.


Debat i hapur publik për Draft- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent të pavarur.

Shkup 13 qershor 2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 26-të mbajtur më 12 qershor miratoi Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent(prodhues) të pavarur.

Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores rrjedh nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga korriku 2023, lidhur me ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.

Agjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendime dhe propozime të marrin pjesë në seancën publike dhe të njëjtat me shkrim t’i dorëzojnë në e-mail adresën  contact@avmu.mk.

Debati publik zgjat 75 ditë dhe përfundon më 27 gusht 2024.



Accessibility

Accessibility