Takimi i tretë publik për vitin

image_pdfimage_print

Shkup, 28.09.2017. – Mbrëmë, Agjencia realizoi takimin e tretë publik për vitin 2017 Lidhur me aktivitetet e r ealizuara në pajtim me Programin vjetor të punës, foli d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, i cili i prezantoi aktivitetet e realizuara nga ana e Agjencisë gjatë tremujorit të kaluar – mbikëqyrjet e radiodifuzerëve, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik si dhe publikuesit e mediumeve të shtypit; masat e shqiptuara; analizat e përpiluara, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar; aktivitetet në lidhje me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Në takim u prezantua edhe ueb faqja e re e Agjencisë, e cila është përpunuar me funksione shtesë. Me ndihmën e tyre, dukshëm do t’u lehtësohet qasja deri te informatat edhe personave me dëmtim të plotë ose të pjesërishëm të shikimit si dhe personave me daltonizëm. Softueri që shfrytëzohet, mundëson që personat me shikim tërësisht të dëmtuar me shtypjen e disa sustave në tastierë, të dëgjojnë tërë përmbajtjen e ueb faqes, edhe atë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Njëkohësisht për personat me shikim pjesërisht të dëmtuar ka mundësi për rritjen e përmbajtjeve, përderisa për personat me daltonizëm, ka në dispozicion opsione për kontrast bardh/zi dhe ngjyra të cilat këta persona mund t’i shohin.

Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe rezultatet e Analizës së tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2016, të përgaditur nga Agjencia. Në të janë prezantuar të dhënat për numrin e radiodifuzerëve, për punën e tyre ekonomike në vitin 2016 si dhe të dhënat për shikueshmërin e televizioneve dhe dëgjueshmërinë e radiostacioneve.

Në kontekst të Zgjedhjeve lokale 2017, përfaqësuesit e mediumeve, përsëri u përkujtuan me rregullat e informimit mediatik zgjedhor që vlejnë gjatë fushatës zgjedhore dhe në periudhën e heshtjes zgjedhore – obligimet për informim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm; rregullat për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik në lidhje me pjesmarrësit në procesin zgjedhor; rregullat për reklamim të paguar politik. Njëherë u potencua se në vecanti duhet të kemi kujdes për respektimin e parimeve për kryerje të veprimtarisë si dhe përdorimit të “gjuëhs së urrejtjes”, respektivisht të mos paraqesin burim të “gjuhës së urrejtjes”.

Prezantimet e takimit të tretë publik mund të merren në këto linke:

Aktivitetet e realizuara sipas programit vjetor të punës së ASHMAA
d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë

ANALIZA E TREGUT TË SHËRBIMEVE MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE PËR VITIN 2016.
m-r Magdalena Dovleva Davidovska, Udhëheqëse e Sektorit për planifikim strategjik dhe të drejta autoriale
Katerina Donevska, bashkëpuntore e lartë në Seksionin për planifikim strategjik

ZGJEDHJET 2017 – MONITORIMI I PREZANTIMIT MEDIATIK ZGJEDHOR GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE
m-r Emilija Petreska Kamenjarova, Udhëheqëse e Seksionit për të drejtat e njeriut dhe arsimim mediatik;

Format e tjera të prezantimit mediatik zgjedhor
m-r Sasho Petrushevski, Bashkëpuntor në Seksionin për mbrojtjen e të drejtave autoriale

______________________________________________________
– Agjenda e takimit  të tretë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017, mund të merret në këtë link  

– Fletëparaqitja për pjesëmarrje në takimin e tretë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017, mund të merret në këtë link  

Accessibility