Radiodifizeri

Sektori mediatik në Republika e Maqedonisë së Veriut përbëhet nga tre segmente: (1) servisi publik (Radiotelevizioni i Maqedonisë), (2) televizionet dhe radiot komerciale dhe (3) radiot joprofitabile.

Emetimi i radios dhe televizionit mund të bëhet vetëm në bazë të lejes, që e jep Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Periudha e vlefshmërisë së lejeve për emetim televiziv ose të radios është nëntë vite.

Për momentin kemi gjithësejt 90 radiodifuzerë, prej të cilëve 34 televizione dhe 56 radio. Prej televizioneve, 9 emetojnë program në nivel shtetëror (5 përmes multipleksit, 2 përmes operatorëve kabllor dhe 2 përmes satelitit); 12 në nivel rajonal (5 përmes multipleksit dhe 7 përmes operatorëve kabllor) dhe 13 televizione lokale (përmes operatorëve kabllor).

Prej radiove, 4 emetojnë program në nivel shtetëror, 14 në nivel rajonal dhe 38 në nivel lokal (2 janë jofitimprurëse).

Agjencia realizon mbikëqyrje të punës së radiodifuzerëve në më shumë aspekte: Mbrojtjen e publikut të mitur, reklamimit, sponsorisimit, plasimit të prodhimeve…

Për çdo mbikëqyrje të realizuar përpilohet raport. Nëse konstatohet shkelje, radiodifuzerit i shqiptohet masa e vërejtjes, respektivisht nëse vazhdon me përsëritjen e të njëjtës shkelje ligjore, gjatë vitit i shqiptohet procedurë për kundërvajtje, para gjykatës kompetente.

 

TELEVIZIONET

RАDIOT



Accessibility

Accessibility