Broshurë “Si të sigurohen informatat për …(më shumë)
Me qëllim që në mënyrë më të njohur të qartësohet, se si mediumet varësisht nga lloji i pengesës – në dëgjim, shikim, fizik ose mendor, të sigurojnë komunikim më të lehtë duke përdorur video me titrim, përshkrime tekstuale të hapura ose të mbyllura, përshkrime me zë ose gjeste, Agjencia e përpiloi broshurën “Si të sigurohen informatat për personat me pengesa në shqisa – Qasja, shërbimet, programet, materialet dhe formatet alternative”
Broshura është botuar në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe në të janë potencuar edhe nevojat, idetë dhe pasqyrimet e personave të verbër dhe atyre me shikim të dëmtuar, si dhe të personave të shurdhër dhe shurdhmemec në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
U miratu Plotikia për sigurimin e qasjes deri te shërbimete mediatike audiovizuele për personat me pengesa në shqisa
Këshilli i Agjencisë në seancën e 45-të për vitin 2020 e mbajtur me 17 dhjetor, e miratoi Politikën për sigurimin e qasjes deri te shërbimet mediatike audiovizuele për personat me pengesa nës shqisa. Para se të miratohet, për Draft-Politikën ishte hapur debat publik i cili zgjati deri më 31 dhejtor.
Dokumenti përshkruan dhe tregon drejtimet kryesore të veprimit të organit rregullator, ndërsa aktivitetet kkonkrete do të varen nga nevojat aktuale të grupit të synuar, si dhe aftësitë e radiodifuzerëve dhe shërbimeve mediatike audioviziuele sipas kërkesës, dhe do të planifikohen çdo vit.
Politikën për sigurimin e qasjes deri te shërbimet mediatike audiovizuele për personat me pengesa nës hqisa mund ta merni në këtë link.
Raport i miratuar mbi zbatimin e Programit për sigurimin e qasjes në media për personat me aftësi të kufizuara shqisore (2016-2018)
Në seancën e 25-të, e mbajtur me datë 17 qershor 2019, Këshilli i Agjencisë e miratoi Raportin mbi zbatimin e Programit për sigurimi e qasjes në media për personat me aftësi të kufizuara shqisore (2016-2018)
Në raport janë përfshirë të gjitha aktivitet, hulumtimet, broshurat të cilat trupi rregullator i miratoi në përputhje me programin dyvjeçar, si dhe aktivitete të cilat në perspektive do kontribojnë në rritjen e qasjeve në programe të personave me aftësi të kufizuara.
Konferencë e mbajtur online „Media dhe zgjedhjet“
Shkup, 30 shtator 2021 – Në kuadër të programit të përbashkët të UE-së dhe Këshillit të Europës Horozontal Facilitu për Ballkanin Perëndimor dhe Turqia 2019-2022, si dhe projekti Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Maqedoninë e Veriut, në mbështetje të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u organizua konferenca online e cila u fokusua në dy tema shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për mediat dhe zgjedhjet, dhe ato: desinformimi dhe akses në informacion për personat me pengesa( aftësi të kufizuar).
Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues/ese të cilët morrën pjesë aktive në diskutimet e dy seancave të panelit. Të dyja ekspertet ndërkombëtare nga Këshilli i Europës, si dhe ekspertët/et vendas, diskutuan në seancat e panelit dhe kontribuan në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave nga vendet e UE për temat e paraqitura.
Punëtori e mbajtur për sigurimin e qasjes në media për personat me pengesa të shqisave
Shkup, 30 janar 2020 – Në kuadër të të fazës së dytë të projetktit JUFREKS “Liria e shprehjes dhe liria mediave në Republikën e Mqedonisë së Veriut“ dje u mbajtë një punëtori për transmetuesit dhe ofruesit e shërbimeve të mediave audiovizuale të kërkuara, qëllimi i sëcilës ishte shkëmbimi i përvoajve nga praktikat evropiane dhe vendase, dhe të pregaditet një dokument i përbashkët vetërregullues i cili do të mundësojë qasje më të madhe për mediat për persona me pengesa në shqisa… më shumë
Realizohet takim pune në lidhje me sigurimin e qasjes në program për personat me pengesa
Shkup, 13.12.2018 – Në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e aktiviteteve të radiodifuzerëve që të bëjnë programet e tyre të mundshme për t’u përcjellur edhe nga personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, sot në Agjenci u realizua një takim pune me përfaqësuesit e shërbimeve nacionale televizive… më shumë
Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat”
Në tremujorin e katërt të vitit 2016 përfundoi Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat”, që është paraparë me Programin trevjeçar për sigurimin e qasjes deri te mediumet, për personat me pengesa në shqisa, e që është miratuar në vitin 2015. Rezultatet e këtij hulumtimi u prezantuan në takimin e katërt publik të Agjencisë, që u realizua më 29 dhjetor 2016.
Për qëllimet e këtij hulumtimi u përpilua Pyetësor lidhur me atë se sa dhe çfarë ofertash kanë programet televizive që janë të dedikuara për personat me pengesa në shqisa, e që i njëjti u dërgua deri te të gjitha shërbimet televizive. Gjithashtu, u realizuan intervista me përfaqësuesit e organizatave që i prezantojnë personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, si dhe me organizata të tjera relevante.
Prezantimi i tërë hulumtimit “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat” mund të merren në linket e mëposhtme:
Në kuadër të projektit “Administratë e qasshme për personat me handikap”, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Procedurën për komunikim me qytetarët, me një lloj të caktuar të pengesave… më shumë
Për komunikim me qytetarët me pengesa në shqisa klikoni këtu