Debatet në vijim

Diskutim i hapur publik për tekstet e Draft-programit të punës së Agjencisë dhe Draft-planeve vjetore për kryerjen e mbikëqyrjes administrative dhe mbikëqyrjes programore për vitin 2025

Shkup, 19 nëntor 2024 – Në seancën e sotme të 43-të, Këshilli i Agjencisë  miratoi Draft-programin e punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2025 (me Draft-programin e aktiviteteve të planifikuara  dhe Draft-planin financiar të Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele)Draft-planin vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes administrative në vitin 2025 dhe Draft-planin vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes programore në vitin 2025.

Për tekstet e Draft-dokumenteve është hapur diskutim publik, për të cilin Agjencia fton të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe propozimet e tyre në formë të shkruar, të marrin pjesë në diskutimin publik dhe t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në contact@avmu.mk ose me postë në rr. “Makedonija” nr. 38, 1000 Shkup.

Diskutimi publik zgjat deri më 19 dhjetor 2024.



Accessibility

Accessibility