Kompetencat e Agjencisë

image_pdfimage_print

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është trup rregulltor i pavarur dhe i mëvetësishëm rregullator jofitimprurës me status të personit juridik me autorizime publike.

Në pajtueshmëri me nenin 6 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Agjencia i ka këto kopetenca:

 

– kujdeset për sigurimin e publicitetit në punën e

radiodifuzerëve,

– kujdeset për mbrojtjen dhe zhvillimin e pluralizmit të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele, e inkurajon

dhe mbështet ekzistimin e shërbimeve të llojllojshme, të pavarura dhe të mëvetësishme mediatike audio dheaudiovizuele,

– ndërmerr masa në pajtim me këtë ligj në rastet kur është bërë shkelja e dispozitave të këtij ligji ose të

rregullave të miratuara në bazë të tij dhe kushtet dhe obligimet nga lejet,

– kujdeset për sigurimin e mbrojtjes së personave të mitur, i miraton aktet të cilat dalin nga ky ligj,

-kujdeset për mbrojtjen e interesave të qytetarëve në sferën e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele,

– përcakton ekzistimin e koncentrimit të palejuar mediatik;

– vendos për ndarjen, heqjen ose vazhdimin e lejeve për emetim televiziv ose në radio,

– ndërmerr masa për kufizimin e përkohshëm të transmetimit dhe pranimit të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele nga shtete tjera në territorin e Republikës së Maqedonisë në pajtim me nenin 45 të këtij ligji,

– miraton listë të ngjarjeve me rëndësi të madhe për publikun e Republikës së Maqedonisë,

– nxit profesionalizmin mediatik,

– kryen mbikëqyrje në pajtim me nenet 28, 29 dhe 30 të këtij ligji,

– i mban regjistrat e përcaktuar me këtë ligj,

– zbaton hulumtime dhe analiza lidhur me çështje të caktuara nga sfera e shërbimeve mediatike audio dhe

audiovizuele

– kryen matje të shikueshmërisë ose dëgjueshmërisë së programeve, përkatësisht serviseve programore të radiodifuzerëve nga Republika e Maqedonisë dhe

– kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj.

– Mënyrën e matjes së shikueshmërisë ose dëgjueshmërisë së programeve, përkatësisht serviseve programore të radiodifuzerëve nga Republika e Maqedonisë e përcakton Agjencia.



Accessibility

Accessibility