Parashtresat

image_pdfimage_print

Çdo qytetar ose subjekt juridik mund të parashtrojë deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, një parashtresë/reagim, në aspekt të përmbajtjeve që janë emetuar në radiot ose televizionet; pakot programore të operatorëve dhe mediumet e shtypit (por jo për përmbajtjen e teksteve të shtypura por vetëm në drejtim të publikimit të të dhënave për impresumin, redaksinë, transparencës gjatë punës; mbrojtjes së personave të mitur).

Parashtresë mund të parashtrohet edhe për punën e Agjencisë, nëse me ndonjë akt ose veprim shkelen të drejtat ose interesat e ndokujt.

Nëse është në kuadër të kompetencave të saja, Agjencia vepron ndaj çdo parashtrese/reagimi të lëshuar, madje edhe në rastet kur nuk ka obligim ligjor për veprim (me përjashtim të Ligjit për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve të iniciativave për mbikëqyrje inspektuese ose monitorime tjera si dhe kërkesat që tërheqin inicimin e procedurave të rregulluara me ligj të veçantë).

Me qëllim që të qartësojë se kush dhe për çfarë mund të parashtrojë shkresë, çfarë duhet të ketë ajo dhe si parashtrohet, mënyra dhe afatet e veprimit ndaj kësaj kërkese, Agjencia përpiloi një broshurë të shkurtër “Parashtrimi i shkresës – çfarë duhet të di”. Krahas broshurës, Agjencia botoi edhe fletushkën „Parashtrimi i shkresës deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele“, dedikuar publikut të gjërë.Në kuadër të projektit “Monitorimi i efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së trupave rregullatore të mediumeve – PROformance ëatch”, “Qendra për strategji evropiane – Evrotink” përpiloi një  video edukative për mundësinë e parashtrimit të shkresave nga qytetarët deri te Agjencia.

Së fundmi, publikohen edhe të gjitha parashtresat/reagimet dhe përgjigjet e Agjencisë.



Accessibility

Accessibility