Takim Publik

image_pdfimage_print

Gjinia në programet për fëmijë në fokus të takimit publik të ASHMA

Shkup, 30 qershor 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot mbajti takim publik, i cili për shkak të situatës aktuale me virusin korona Covid-19, u realizua nëpërmjet lidhjes online. Në takim, Drejtori i Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmbledhje të aktiviteteve të shumta të kryera në përputhje me Programin Vjetor të Punës në gjashtë muajt e kaluar.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbikëqyrjen e radiodifuzerëve, operatorëve të rrjeteve të komunikacionit publik, botuesit e mediave të shtypura, shqiptimin e masave paralajmëruese publike, analizat dhe studimet, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Theks i veçantë në takim u vendos mbi analizën e gjinisë në media në vitin 2019, në të cilën për herë të parë në vend është bërë një analizë kuantitative dhe kualitative e trajtimit gjinor në emisionet për fëmijë. Analiza përfshin gjithsej 520 programe për fëmijë, të transmetuara në shërbimet e programit MRT1 dhe MRT2 – programi në gjuhën shqipe dhe shtatë televizionet tokësore kombëtare TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma dhe TV Alsat M, në periudhën nga 15 shtatori deri në 15 tetor 2019.

Gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore, autori i analizës theksoi se Shërbimi Publik drejton program me politikë të planifikuar dhe të paramenduar në lidhje me popullatën e fëmijëve, por ky konstatim më shum vlenë për MRT1 sesa për MRT2 – programi në gjuhën shqipe, sepse programi i fëmijëve në këtë shërbim vetëm pjesërisht i ka shfaqjet e duhura.

Në lidhje me programet e televizioneve tokësore private në nivel të shtetit, gjetjet tregojnë se nuk egziston asnjë qasje e paramenduar dhe e
kujdesshme edtoriale në zgjedhjen e emisioneve dedikuar për segmente të ndryshme të të rriturve të publikut minoren, kështuqë ka shumë më pak emisione për fëmijë sesa Shërbimi Publik. Pjesa më e madhe e emisioneve për fëmijë transmetohen në TV Sitel, pasuar nga TV Kanal 5, TV Telma transmeton vetëm disa edicione të një emisioni, e cila në një farë mënyre vlen edhe për TV Alsat M, ndërsa TV Alfa në muajin e analizuar nuk transmetoi fare emisione për fëmijë.

Analizën të cilën për nevojat e Agjencisë e përpunoi agjencia për hulumtim, ofron edhe rekomandime për Shërbimin Publik dhe për televizionet private. Analiza tashmë është e publikuar në ueb faqen e Agjencisë www.avmu.mk, në banerin e posaçëm Gjinia dhe mediumet, ndërsa në periudhën në vijim në formë të publikimit do të shtypet në gjuhën maqedone, shqipe dhe agleze.

Prezantimet mund ti gjeni në linqet më posht:

Aktivitetet e zhvilluara në përputhje me Programin Vjetor të Punës së ASHMAA 

Dr. Zoran Trajcevski, Drejtor i ASHMAA

Gjinia në emisionet për fëmijë: Analiza multimediale e përfaqësimit gjinor të radiodifuzerët kombëtar

Igor Micevski, Instituti për Kërkime të Zhvillimit Social RESIS


– Agjenden për takimin publik të Agjencisë mund ta merni në këtë link
– Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në takimin  publik mund ta merni në këtë link

Accessibility