Informatë nga Prokuroria e lartë publike në lidhje me gjuhën e urrejtjes në TV Sitel në dhjetor 2016.

image_pdfimage_print

Shkup, 20.12.2017. – Në lidhje me veprimin e Prokurorisë publike themelore Shkup, ndaj kërkesës së Agjencisë për SHTR Sitel SHPKNJP Shkup, për shkak të nxitjes dhe përhapjes së diskriminimit, mosdurimit dhe urrjejtjes në më shumë programe nga katër edicione të njëpasnjëshme në emisionin ditor-informues “Dnevnik”, në ora 19 dhe 23, të emetuara më datë 2, 3, 4 dhe 5 dhjetor 2016, Agjencia parashtroi deri në Prokurorinë e lartë publike një kërkes për mbikëqyrje të punës së tyre.

Prokuroria e lartë publike e njoftoi Agjencinë se Prokuroria themelore publike Shkup ka vepruar drejtë kur ka konkluduar se nuk ka vend për intervenim të prokurorisë publike “duke marrë parasysh faktin se në pajtim me shqyrtimin e materialeve del se të njëjtat përmbajnë konstatime që janë emetuar në kohë të fushatës zgjedhore me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim i caktuar politik, por jo edhe për shkaktim të ndonjë urrejtje nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe mosdurim” sepse nuk ka vepra të forcës, maltretimit, cënimit të sigurisë, etj.

Informatën nga Prokuroria e lartë publike mund ta merrni në këtë link

Informatën nga Prokuroria  publike mund ta merrni në këtëт link

Raportin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme ndaj TV Sitel mund ta merrni në këtë link



Accessibility

Accessibility