Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 19-të e mbajti me datë 08.05.2025 (e enjte), me fillim prej ora 11:00, në hapsirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 5-të publike e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më04.2025.
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 18-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 04.2025.
- Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Strugës, me Propozim-dokumentacion konkursi dhe Propozim-aplikacion.
- Propozim-vendim për shpallje të konkurist publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Shtipit, me Propozim-dokumentacion konkursi dhe Propozim-aplikacion.
- Draft-rregullore për formën dhe përmbajtjen e aplikacionit për regjistrim në regjistrin e botuesve të mediave online-internet portaleve dhe për mënyrën e mbajtjes së regjistrit të botuesve të mediave online-internet portaleve.
- Draft-formular për paraqitjen e të dhënave për të siguruar transparencë në punën e botuesve të mediave online –internet portaleve (formular CUE/2).
- Propozime për inicimin e procedurave për heqjen e lejes për transmetim TV të transmetuesve.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të SHTR TV DUE Nazmi SHPKNJP Gostivar, për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media.