POLITIKA PËR PRIVATËSINË E TË DHËNAVE PERSONALE

POLITIKA PËR PRIVATËSI

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (në tekstin e mëtejmë: Agjencia) i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset e funksionimit të saj dhe siguron që përpunimi i të dhënave personale të subjekteve të të dhënave personale (të punësuar, aplikuesit për punësim, parashtrues të kërkesave) në Agjenci të jetë në përputhje me rregulloret, parimet dhe vlerat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo Politikë për privatësi përmban informacion në lidhje me kategoritë e të dhënave që ne mund të mbledhim dhe ruajmë gjatë vizitës në ueb-faqe tonë, në çfarë mënyre përdoren dhe me kë ndahen këto të dhëna. Politika e privatësisë përfshin gjithashtu mënyrën se si mund të na kontaktoni nëse keni pyetje në lidhje me këto të dhëna.

Kjo politikë për privatësi është në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale dhe dokumentacionin e brendshëm të Agjencisë për rregullimin e kësaj fushe.

 

  1. Kontrolluesi i mbledhjes së të dhënave personale

Kontrolluesi i të dhënave personale është Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, me seli në rr. Makedonija nr.38, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, si organ rregullator kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele, është përkushtuar për ruajtjen e privatësisë së individëve. Të gjitha të dhënat personale të mbledhura prej saj përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Ligjit për Median dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

  1. Të dhënat personale të kujt i përpunojmë?

Agjencia mbledh të dhëna personale nga kategoritë e mëposhtme të subjekteve:

  • Të punësuarit, anëtarët e Këshillit, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe aplikantët për punë
  • vizitorët në faqet tona të internetit
  • kërkuesit dhe individët e tjerë në lidhje me paraqitjen e kërkesave, iniciativat për kryerjen e mbikëqyrjes
  • personat të cilët, bazuar në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Ligjin për Median, paraqesin kërkesa dhe njoftime në Agjenci
  • Personat që kërkojnë qasje në informacione me karakter publik bazuar në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik

 

  1. Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Të dhënat tuaja personale i përpunojmë për të përmbushur qëllimet e parashikuara nga Ligji, në marrëveshje me Ju si subjekt i të dhënave personale dhe me pëlqimin tuaj të dhënë lirisht.

Kërkesë për tërheqjen e pëlqimit

 

  1. Cookies

Gjatë vizitës në ueb-faqen, duke marrë parasysh natyrën e internetit, mblidhen të dhëna që evidentojnë përdoruesit, por në vetvete nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar një person të caktuar dhe përfaqësojnë tregues statistikorë që përdoren për të përmirësuar cilësinë e faqes së internetit. Informacione të tilla mund të përfshijnë emrin e kërkuesit të internetit, numrin e vizitave, kohën mesatare të kaluar në faqe, llojin e pajisjeve, si dhe informacion teknik për lidhje që e shfrytëzon përdoruesi gjatë vizitës në faqen e internetit, siç është sistemi operativ dhe porositësit të shërbimit të internetit, IP (protokoli i internetit) adresat  që ndahen nga ofruesit e internetit dhe janë të ndryshme për secilin përdorues të internetit, dhe informacione të ngjashme.

Politika e Cookies është e disponueshme në ueb-faqen tonë në linkun e mëposhtëm https://avmu.mk/politika-za-koristenje-kolacinja/

 

  1. Cilat janë të drejtat tuaja?

E drejta për qasje

Ju keni të drejtë të kërkoni që Agjencia T’ju ofrojë qasje në të dhënat personale që janë mbledhur në lidhje me Ju. Duke realizuar të drejtën për qasje, ju mund të merrni të dhëna për:

  • pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale
  • cilat kategori të të dhënave personale i përpunojmë për ju
  • nga cilat burime, përveç Jush personalisht, i mbledhim të dhënat tuaja personale?
  • si dhe në çfarë kushtesh i ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta
  • për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale
  • nëse në punën tonë ekziston një proces i automatizuar në vendimmarrje, duke përfshirë profilizimin

Kërkesë për qasje në të dhënat personale 

 

  1. E dreja përkorrigjim

Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin dhe plotësimin e të dhënave tuaja personale. Ju mund ta realizoni këtë të drejtë në rastet kur:

  • mendoni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose të paplota
  • mendoni se të dhënat tuaja personale duhet të plotësohen në mënyrë që të përmbushet qëllimi për të cilin ato përpunohen

Kërkesë për korrigjim të të dhënave personale 

 

  1. E drejta për fshirje

Ju keni të drejtë të kërkoni që Agjencia të fshijë të dhënat tuaja personale në rastet kur:

  • mendoni se të dhënat tuaja personale nuk janë më të nevojshme, përkatësisht, qëllimet e përpunimit të tyre tashmë janë përmbushur
  • ju nuk jepni pëlqimin që të përpunojmë të dhënat tuaja personale
  • keni paraqitur ankimim të përpunimit të të dhënave tuaja personale
  • mendoni se të dhënat tuaja personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme
  • jeni i /e të mitur, përfaqësoni një të mitur ose keni qenë i mitur në momentin kur të dhënat e mia personale u mblodhën fillimisht

Kërkesë për fshirjen e të dhënave personale 

 

  1. E drejta për kufizimin epërpunimit

Ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin (bllokimin) e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Këtë të drejtë mund ta realizoni kur:

  • ju kontestoni saktësinë e të dhënave tuaja personale
  • ju e konsideroni përpunimin e të dhënave tuaja personale si të paligjshëm
  • mendoni se të dhënat nuk janë të nevojshme për kontrolluesin, por ju nevojiten juve për të përmbushur kërkesa të tjera ligjore
  • ju kërkoni verifikim për atë që interesat legjitime të kontrolluesit mbizotërojnë mbi interesat tuaja si subjekt i të dhënave personale

Kërkesë për kufizimin e përpunimit të të dhënave personale 

 

  1. E drejta për bartje

Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja personale në format të strukturuar, zakonisht të përdorur dhe format të lexueshëm nga makinat dhe të kërkoni që të njëjtit t’i barten një kontrolluesi tjetër. Kjo e drejtë zbatohet për të dhënat personale që:

  • përpunohen në bazë të pëlqimit ose marrëveshjes
  • përpunohen në mënyrë automatike

Kërkesë për bartjen e të dhënave tuaja personale 

 

  1. E drejta përankimim

Ju keni të drejtë të paraqitni ankimim bazuar në një situatë konkrete që lidhet me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ankimimin mund ta paraqisni për përpunimin e të dhënave personale që:

  • bazohet në interes publik ose legjitim, duke përfshirë dhe profilizimin
  • kryhet për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe profilizimit që lidhen me marketingun e drejtpërdrejtë
  • kryhet për qëllime kërkimore shkencore ose historike ose për qëllime statistikore

Kërkesë për paraqitje Ankimim 

 

  1. Përgjegjësia dhe mbrojtja institucionale

Agjencia implementon teknika të përshtatshme dhe masa organizative për mbrojtjen e të dhënat personale, duke marrë parasysh natyrën e tyre, fushëveprimin, kontekstin në të cilin ato përpunohen, qëllimet e përpunimit dhe rrezikun e privatësisë që mund të rezultojë nga përpunimi. Transparenca e punës së Agjencisë në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave personale demonstrohet edhe nëpërmjet sistemit për realizimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale.

Institucioni kompetent para të cilit Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është përgjegjëse për zbatimin e sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale është Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bul.Goce Dellçev  nr.18, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, www.privacy.mk .

 

  1. Ndryshime në Politikën për privatësi

Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së qëndrueshme të të dhënave personale që Agjencia i përpunon, dhe në përputhje me ndryshimet ose plotësimet e bazave ligjore për përpunim, Agjencia do të kryejë përditësime të herëpashershme të kësaj Politike për privatësi.

Të gjitha ndryshimet do të publikohen rregullisht dhe lehtësisht të disponueshme për subjektet e të dhënave personale.



Accessibility

Accessibility