30.06.2010-Këshilli i Radiodifuzionit dhe institucionet tjera shtetërore e publike mobilizohen në luftën kundër piraterisë

SHKUP, 30 qershor 2010 – Përfaqësues të Këshillit të Radiodifuzionit, Agjencisë së Komunikacioneve Elektronike, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike, Entit për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe të Trupit Koordinues për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në takimin e sotëm,  të zhvilluar në KRD,  u dhanë afat operatorëve që deri më 7 korrik 2010

të dorëzojnë listën e serviseve programore televizive për të cilat në këtë moment ose në një të ardhme të afërt mund t’i kenë të rregulluara të drejtat e autorit për riemetimin e tyre në tregun maqedonas, pa marrë parasysh se ato a emetohen në mënyrë analoge ose në mënyrë digjitale përmes rrjeteve të komunikacionit publik (operatorë kabllorë, IPTV dhe DVB-T).

 

“Këshilli i Radiodifuzionit i mbetet konsekuent qëndrimit se nuk do të tolerojë riemetim jolegal të përmbajtjeve audio-vizive. Aksioni ynë i monitorimit të programit që riemetojnë operatorët vazhdon edhe më tej dhe shumë ashpër do t’i sanksionojmë shkelësit me kallëzime kundërvajtëse dhe penale” – tha kryetari i KRD, Zoran Stefanoski, dhe shtoi: “Takimi i sotëm është dëshmi se institucionet më të rëndësishme, që janë kompetente për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme, treguan gatishmëri për të bashkëpunuar, ndërkohë që rezultatet veç më po shihen në terren. Sukses edhe më të madh pres në të ardhmen më të afërt”.
KRD në një afat mundësisht të shkurtër do t’i kontrollojë listat e serviseve programore televizive që do t’i dorëzojnë operatorët dhe publikisht do t’i nxjerrë në ueb-faqe, që ato të mund t’i shohë i tërë opinioni publik. Në këtë mënyrë do të kthehet në minimum mundësia që operatorë të ndryshëm të rrjeteve të telekomunikacionit publik të riemetojnë servise programore televizive jashtë paketave të regjistruara programore, të depozituara në KRD.

Kjo mënyrë siguron konkurrencë lojale midis operatorëve të rrjeteve të komunikacionit publik dhe sjellje legale të tyre në tregun mediatik, duke kontribuar dukshëm dhe në mbrojtjen e parapaguesve (pajtimtarëve) të operatorëve nga kyçja dhe shkyçja incidentale e kanaleve televizive të paregjistruara.



Accessibility

Accessibility