07.09.2010- KRD mbron emetimin e programeve me të drejta ekskluziv

SHKUP-07.09.2010– Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) do të kërkojë nga të gjithë radiodifuzerët që me kohë ta informojnë po qe se emetojnë program sportiv ose të ndonjë lloji tjetër me të drejta ekskluzive, me qëllim që të pengohet emetimi i tij jolegal nga ana e operatorëve të rrjeteve të komunikacionit publik

(kabëll, IPTV, DVB-T, DVB-S). Me këtë u dilet zot radiodifuzerëve, KRD t’i mbrojë të drejtat e tyre ekskluzive.

Gjithashtu, është përcaktuar ribrendimi i kanalit Holmark (Hallmark) në Universal (Universal) dhe kanali për të moshuar XXX në Darlig (Darling).

KRD regjistroi edhe 19 paketa programore të rrjeteve të komunikacionit publik, të cilat do të afishohen në ueb-faqen e Këshillit për t’u këqyrur nga ana e opinionit publik.



Accessibility

Accessibility