Televizioni tredimensional (3D TV) është hajlajti absolut i Kongresit të sivjetëm të Radiodifuzionit në Amsterdam (IBC). Në kongresin me panair, të cilin e vizituan 45.000 njerëz nga mbi 140 vende, me 1.400 ekspozues, e ku me përfaqësuesin e vet mori pjesë edhe KRD, dominonte përshtypja që televizioni me rezolutë të lartë (HDTV) ngadalë-ngadalë “po vjetrohet”, kështu që prodhuesit e njohur të pajisjeve të TV e të pajisjeve të filmit orientohen në treg të ri prodhimi dhe, kuptohet, në treg të ri të ardhurash, e ky është 3D TV. Në mënyrë masive prodhohen kamera dhe pajisje të tjera për studio për televizionin e ri tredimensional, ndërkohë që produksioni i përmbajtjeve të filmit po përjeton një bum të ri.
Ç’është televizioni 3D?
Mbas teknologjisë së mençur që fshihet prapa ekraneve 3D fshihen, në të vërtetë, dy kanale HD dhe procesori që krijon pamje tredimensionale. Kamerat 3D kanë dy thjerra optike dhe zakonisht janë me dy kamera të kthyera në një. Megjithatë, gjatë enkodimit të fotografisë pëson rezoluta horizontale, kështu që nuk mund të thuhet se kemi FullHD në tri dimensione. Probleme me rezolutën do të ishin paraqitur edhe gjatë shfaqjes së përmbajtjeve 3D me dedikim për kino-ekrane pranuesish LCD prej 42 inç. Sidoqoftë, trendi duket se është i pandalshëm, kështu që televizorë të këtillë gjithnjë e më shumë po shiten në treg.
Ky edhe nuk është bash lajmi i këndshëm për të gjithë ata që deri para pak kohësh kishin blerë televizorë HDTV, për shkak se teknologjia e re e paraqitjes së përmbajtjeve 3D kërkon pajisje të re terminale me shenjën 3D-Ready.
(Figura 1. Televizion 3D)
Evropa me TV-kanalin e parë 3D
Por, edhe krijuesit e përmbajtjeve nuk mbeten prapa, kështu që, për shembull, nga 1 tetori televizioni britanik BskyB zyrtarisht fillon me emetimin në 3D, edhe atë më së shumti të filmave, përmbajtjeve argëtuese dhe ngjarjeve sportive. Programet 3D do të kenë arritje te të gjithë parapaguesit e BskyB, të cilët kanë blerë TV pranues 3D Ready, kështu që nuk do të ketë nevojë për set-top-boks të veçantë. Nga BskyB konfirmuan se programi i tyre do të jetë kompatibil me të gjithë pranuesit 3D të prodhuesve Sony, Samsung, LG dhe Panasonic e do të punojë me të dy formatet 3D: me formatin aktiv dhe pasiv.
(Figura 2: Kamera 3D ka dy thjerra HD, të vendosura në një objektiv më të gjerë)