SHKUP, 28.9.2010 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) pas monitorimit që u bëri programeve televizive, konstatoi se kohëve të fundit në më shumë televizione vazhdimisht emetohen reklamime të paguara politike.
Në disa prej spoteve politike paraqiten xhirime fëmijësh, në disa nuk mbahet llogari për dinjiten njerëzor as të të gjallëve as të të vdekurve, në disa as që shënohet porositësi, gjë që mund të hamendësojë opinionin publik.
Në këtë drejtim, sot KRD ndërmendi mediat që të respektojnë rregullat ligjore të reklamimit: „Edhe pse reklamimi politik jashtë periudhës së zgjedhjeve nuk është i ndaluar, kjo nënkupton respektimin e rregullave të reklamimit nga Ligji për veprimtari radiodifuzive. Në këtë drejtim, Këshilli ndërmend mediat që në spotet politike nuk guxojnë të shfrytëzojnë minorenë, ndërsa reklamimi politik nuk guxon të rrënojë dinjitetin njerëzor “ – tha kryetari i KRD, Zoran Stefanoski.
Gjithashtu, edhe pse nuk është e përcaktuar me Ligj, porositësi i reklamimit politik, edhe jashtë periudhës së fushatës zgjedhore duhet të jetë i shënuar qartë, me qëllim që opinioni publik të mos lajthitet, përkatësisht ai tërësisht ta shfrytëzojë të drejtën e vet për të formuar lirisht mendimin.
Mbrojtjen e minorenëve dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor Ligji për veprimtari radiodifuzive i rregullon në nenet 88 dhe 89.