04.06. 2011 KRD shqiptoi sanksione kundër shkelësve të heshtjes zgjedhore dhe të dispozitave për reklamim politik me pagesë

Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme shqiptoi masa kundër radiopërhapësve që shkelën dispozitat në mbulimin e aktiviteteve parazgjedhore. KRD do të ngrejë kallëzime kundërvajtëse kundër:

 

–    TV Nasha, për shkak se ka ndarë më shumë se 10 minuta për reklamim politik me pagesë në një orë reale për një organizator të fushatës zgjedhore;
–    TV Kanal 5, (zgjerim i kallëzimit kundërvajtës) për shkak se ka ndarë më shumë se 10 minuta për reklamim politik me pagesë në një orë reale për një organizator të fushatës zgjedhore;
–    TV Shutel, për shkak të publikimit të programit politik me pagesë në emisione të veçanta informative;
–    TV Alb, për shkak se ka ndarë më shumë se 10 minuta për reklamim politik me pagesë në një orë reale për një organizator të fushatës zgjedhore;
–    TV Sonce, për shkak të reklamimit politik me pagesë të pashënuar.

Monitorimi i KRD vërejti shkelje të heshtjes zgjedhore tek radiopërhapësit në vazhdim, kundër të cilëve do të ngrejë kallëzime kundërvajtëse: MTV1 dhe TV A1.
Gjithashtu, KRD vendosi që të ndërmend radiopërhapësit: TV A1, TV BTR, TV Amazon dhe TV Sonce për lëshime të tjera më të vogla.
Anëtarët e KRD edhe një herë ftuan radiopërhapësit që me konsekuencë t’iu përmbahen dispozitave ligjore dhe të mos i bëjnë shkelje heshtjes zgjedhore.



Accessibility

Accessibility