SHKUP, 10.5.2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e fundit – mbi bazë të analizave të bëra nga monitorimi i rregullt
– iu shqiptoi masa radiopërhapësve që shkelën rregullat e mbulimit mediatik të aktiviteteve parazgjedhore.
Procedura kundërvajtëse janë ngritur kundër radiopërhapësve:
– TV ALB, për shkak të emetimit të reklamimit politik me pagesë (shkelje e nenit 75, paragrafi 2 i Kodit zgjedhor);
– TV Kanal 5, për shkak se gjatë publikimit të rezultateve të hulumtimit të opinionit publik nuk ka siguruar informacione të mjaftueshme mbi bazë të të cilave publiku do të mund të vlerësonte besueshmërinë e hulumtimit (shkelje e nenit 77 të Kodit zgjedhor).
Ndërmendje iu janë dërguar:
– TV A1, për shkak të emetimit të reklamave të financuara nga buxhetet e komunave (shkelje e nenit 84-a të Kodit zgjedhor);
– Radio Metropolis, për shkak të emetimit të reklamave të financuara nga buxhetet e komunave (shkelje e nenit 84-a të Kodit zgjedhor);
– MTV1, për shkak të emetimit të reklamave të financuara nga buxhetet e komunave (shkelje e nenit 84-a të Kodit zgjedhor);
– TV Sitel, për shkak të emetimit të reklamave të financuara nga buxhetet e komunave (shkelje e nenit 84-a të Kodit zgjedhor).
KRD edhe një herë fton të gjithë radiopërhapësit që t’i respektojnë aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me mbulimin mediatik të zgjedhjeve.