Në mbledhjen e 12-të, publike, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) ndau tri leje të reja për veprimtari radiodifuzive.
Janë ndarë dy leje për emetim dhe transmetim të servisit programor radio në nivel lokal, Zoran Ilievskit nga Kavadari dhe Afërdita Kadriut nga Ohri, ndërsa leja e tretë është për emetim dhe transmetim të servisit programor televizion në nivel lokal përmes kabllit, që i është ndarë personit Fatmir Limani nga Kërçova.